Kadyrov rreshtohet krah Putin, çeçenët nisen për të shtypur kryengritjen e Wagner

Udhëheqësi çeçen Ramzan Kadyrov, i cili është angazhuar në luftën e Ukrainës ka reaguar për zhvillimet e fundit në Rusi, ku mercenarët e grupit Wagner kanë nisur kryengritjen e armatosur, duke marrë kontrollin e qytetit Rostov.

Pak pas fjalimit të Vladimir Putin që iu drejtua kombit duke e konsideruar lëvizjen e Yevgeny Prigozhin një “thikë pas shpine për Rusinë” dhe premtoi ndëshkim për tradhtarët, Kadyrov i ka dalë në krah kreut të Kremlinit.

Lufta nuk është koha e duhur për të shprehur ankesat personaleKy është rebelim ushtarak. Nuk ka asnjë justifikim për veprime të tilla. Unë mbështes plotësisht çdo fjalë të Vladimir Putin“, tha ai, duke iu referuar grindjes së gjatë midis Yevgeny Prigozhin dhe ministrisë ruse të Mbrojtjes.

Në deklaratën e shkurtër të tij për përplasjen midis Wagnerit dhe ministrisë së mbrojtjes së Rusisë, Kadyrov thekson se ai dhe ushtarët çeçen do të ndihmojnë Moskën për shuarjen e kryengritjes së Wagner.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne