Paralajmëron Medvedev: Bota në prag të katastrofës, nëse armët bërthamore bien në duart e Wagner-it

Ish-presidenti rus, Dmitry Medvedev ka dhene nje deklarate në lidhje me situatën e paprecedentë që po përjeton Rusia, përballë konflikteve të saj me grupin mercenar, Wanger. Medvedev deklaroi se bota do të jetë në prag të katastrofës nëse armët bërthamore ruse bien në duart e grupit Wagner.

Medvedev tha se vendi nuk do të lejojë që një kryengritje të kthehet në grusht shteti ose një krizë globale.

Grupi Wagner po i drejtohet Moskës pasi kreu i saj Yvgeny Prigozhin ka akuzuar udhëheqjen ushtarake ruse se ka bombarduar kampet e grupit me raketa. Ndërkohë shumë shtete fqinje të Rusisë, kanë rritur gatishmërinë.

Ndërkohë, ministria e jashtme e Rusisë ka paralajmëruar vendet perëndimore kundër përdorimit të rebelimit të grupit mercenar Wagner “për të arritur qëllimet e tyre rusofobike”

Situata në Rusi u tensionua që të premten mbrëma, kur Yevgeny Prigozhin, udhëheqës i grupit mercenar rus, Wagner, bëri thirrje për rebelim kundër ushtrisë ruse.

Ai e akuzoi atë për sulme kundër forcave të tij në Ukrainë, edhe pse Moska e mohoi një gjë të tillë.

Wagner tha të shtunën se ka marrë nën kontroll qytetin rus, Rostov-on-Don, pranë kufirit me Ukrainën, dhe se tashmë është nisur drejt Moskës.

Aleati i ngushtë i Vladimir Putin, i cili tani shërben si nënkryetar i Këshillit të Sigurimit, tha se “Gjykata Ndërkombëtare Penale (ICC) duhet të përmbahet nga përpjekjet për veprime legalisht të pavlefshme kundër Rusisë”.

Më pas Medvedev ka akuzuar edhe ShBA-të se po përpiqen të “mbjellin kaos dhe shkatërrim përmes ICC-së”, duke e quajtur superfuqinë perëndimore “ose një guximtare ose një idiote”

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne