Evropa i dhuron Maqedonise se Veriut 100 milione Euro.

Deputeti dhe njëherësh edhe zëdhënësi i LSDM-së, Darko Kaevski, informoi se Maqedonisë së Veriut, do t’i dhurohen edhe 100 milionë euro ndihmë nga Bashkimi Evropian. Sipas tij, Procesi i integrimit në BE sjell rezultate reale, konkrete dhe të dukshme.

Ai thotë se BE-ja ka miratuar ndihmën makrofinanciare prej 100 milionë euro për Republikën e Maqedonisë, me të cilën BE-ja, e mbështet planin e vendit  për përballimin e krizës energjetike dhe reformave të rëndësishme për procesin e integrimeve evropiane.

DARKO KAEVSKI, ZËDHËNËS I LSDM-SË

“Këto 100 milionë euro, të cilat do të përdoren në 2023 dhe 2024, do të mbështesin qëndrueshmërinë fiskale dhe reformat strukturore për menaxhimin fiskal, politikën tatimore, menaxhimin e investimeve publike, partneritetet publiko-privat, mjedisin e biznesit, transparencën në ndihmën shtetërore, efiçencën e energjisë, reformat në drejtësi, si dhe luftën kundër korrupsionit”.

Të gjitha këto, sipas Kaevskit, janë përfitime të procesit të integrimit në BE dhe dëshmi se BE-ja,  mbetet partneri më i fortë dhe më i përkushtuar. Zëdhënësi i LSDM-së, thot se procesi i integrimit në BE duhet të vazhdojë dhe prandaj është e rëndësishme që reformat të vazhdojnë, përmes miratimit të ndryshimeve të nevojshme kushtetuese.

DARKO KAEVSKI,DEPUTET DHE ZËDHËNËS I LSDM

“Çdo deputet, çdo subjekt politik ka obligim dhe përgjegjësi që të mbështesë ndryshimet e Kushtetutës me të cilat do të bëjmë një hap serioz drejt realizimit të qëllimit strategjik – anëtarësimit të plotë në BE”.

Darko Kaevski deklaroi  se kushdo që vepron kundër qëllimit strategjik të anëtarësimit në BE, punon edhe kundër gjuhës maqedonase në BE. Ai gjithashtu i ka bërë thirrje liderit të VMRO-DPMNE-së, Hristian Mickoskit, që  të mos punojë për interesa të tjera dhe të veprojë kundër BE-së, kurse deputetët  e VMRO- DPMNE-së i fton t’i bashkohen procesit të reformës.Samir Mustafa /SHENJA

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne