Kafsha më e shpejtë në botë shpallet një … milingonë

Milingona Drakula është shpallur së fundmi kafsha më e shpejtë e planetit teksa shkencëtarët thonë se jo gjithmonë shpejtësia ndikohet nga masa trupore. Insektet e zbuluara në 1994 mbeten ende të mistershme për shkencëtarët, teksa kanë marrë emrin e vampirit të famshëm pasi ushqehen me larvat e tyre.
Studiuesit e University of Illinois kanë arritur në konkluzionin se milingonat Dracula, ose ndryshe Mystrium camillae, mund të lëvizin me shpejtësi 90 metra në sekondë, ose rreth 320 km/orë, duke lënë prapa dhe gepardin për nga shpejtësia maksimale.
Një tjetër karakteristikë misterioze etyre është nofullat e përparme të cilat mudn të hapen e mbyllen me shpejtësi 5,000 herë më të madhe se rrahja e syve .
Kërkuesit thonë se këto milingona që jetojnënëAfrikë, Australi e Azinë juglindore përdorin nofullat e tyre për të vrarë gjahun.
Entomologu Andreë Suarez, i University of Illinois, tha: “Nofullat e tyre të fuqishme funksionojnë si një çark miu, ku susta dhe grepi janë të gjitha të integruara. Këtë lëvizje milingonat e përdorin për të goditur dhe kapur antropodë të tjerë, për t’i shtangur ata, ose për t’i përplasur në muret e tunelit”.
Përveç mbylljes së nofullave bashkë, drakula i lëviz ato edhe anash, në një lëvizje që zgjat vetëm 23 mikrosekonda.
“Edhe mes milingonave të tjera me nofulla të mëdha, drakula është unike për nga kombinimii aftësive të nofullës”, thotë ai.
Ato përdorin gjithashtu helm për të shtangur prenë e tyre, e cila më pas sillet në koloni për të ushqyer larvat.
Në koloni, ato praktikojnë një lloj kanibalizmi jo-destrutiv, duke u ushqyer me larvat ose vezët.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne