Bota

Tragjike, përplasen trenat, 7 persona humbin jetën, 40 të plagosur

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e ditës së sotme rreth orës 06:30 në Ankara të Turqisë ku dy trena janë përplasur me njëri-tjetrin, dhe dyshohet se njëri prej tyre udhëtonte me shpejtësi tepër të lartë.

Fillimisht trenat janë përplasur me njëri-tjetrin ku më pas njëri prej tyre është përplasur me një mbikalim ku kanë humbur jetën 7 persona dhe 40 të tjerë kanë mbetur të plagosur ndërkohë 3 prej tyre janë në gjendje të rëndë.

Raportohet se shkak i përplasjes ishte shpejtësia e lartë me të cilën po udhëtonte njëri prej trenave.

Ngjarja ka ndodhur në një stacion hekurudhor të në vendin e quajtur Marsandiz, në Ankara.

Mësohet se edhe shoferi i trenit është njëri prej 7 personave të vdekur në aksident.

OPINIONE