Ish-avokati i Trump, Michael Cohen dënohet me 3 vite burg

Ish-avokati i Donald Trump, Michael Cohen, është dënuar me 3 vite burg.

Cohen i cili kohë më parë deklaroi se do të merrte një plumb për presidentin është personi i parë nga rrethi i ngushtë i Trump që burgoset për hetimin e ndërhyrjeve të supozuara ruse në zgjedhjet e vitit 2016-të.

Ai është shpallur fajtor për disa krime, duke nisur nga financimi i fushatës, evazioni fiskal dhe mashtrimi në Kongres.

Në gjykatë, Cohen sulmoi ish-shefin e tij.

52-vjeçari i tha gjyqtarit William Pauley në gjykatën e Manhatanit se ishte Donald Trump, personi që e detyroi ‘të futet në një rrugë të errët”.

Ai i tha gjykatësit, se pika e dobët e tij ishte besnikëria e verbër ndaj Donald Trump.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne