Kali i Trojës nën “kapakun” e tolerancës?

Projekti “House of One” në Qytetin Rozafa

Një xhami, një kishë dhe një sinagogë në të njëjtën ndërtesë? Nëse ky është vërtet modeli që po ndërtohet në Qytetin Rozafa, atëherë nuk kemi të bëjmë me tolerancë fetare, por me një projekt ideologjik nën drejtimin e oligarkisë dhe interesave të përfaqësuara nga George Luca, “ushtari i panjohur” i pushtetit.
Shqipëria nuk ka nevojë të shpikë një fe të re “3 në 1” për të provuar harmoninë e saj. Harmonia shqiptare ka ekzistuar prej shekujsh pikërisht sepse myslimanët, katolikët, ortodoksët dhe besimtarët e tjerë kanë ruajtur identitetin e tyre, duke respektuar njëri-tjetrin, jo duke shkrirë simbolet dhe besimet në një strukturë artificiale.
Kur ngrihen projekte që relativizojnë kufijtë ndërfetarë në emër të një “uniteti” të ri, lind pyetja: kujt i shërben kjo? Popullit shqiptar, apo agjendave ideologjike që synojnë një shoqëri pa identitete të forta shpirtërore, ku feja reduktohet në simbolikë dhe humbet përmbajtjen e saj? Apo interesave të oligarkisë, e cila është një trup i huaj i ushqyer nga korrupsioni i pushtetit dhe morali i paturpshëm i sunduesve të papërmbajtur?
Toleranca nuk do të thotë fshirje e dallimeve. Përkundrazi, do të thotë respektim i tyre. Një shoqëri bëhet më e fortë kur secili ruan besimin e vet, jo kur të gjitha besimet përzihen në një model të vetëm./mexhlis

NDANI KËTË POSTIM

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Mund tju interesojne