Kalin: Anëtarësimi në NATO nuk mund të pengojë hapjen e Turqisë në rajonet strategjike të botës

Zëdhënësi i Presidencës, Ibrahim Kallën (İbrahim Kalın) tha se anëtarësia e Turqisë në NATO nuk do të pengojë hapjen e saj në rajonet strategjike të botës.

Kallën në artikullin e shkruar për ‘Daily Sabah’ vlerësoi vizitat e Presidentit Rexhep Tajip Erdoan ((Recep Tayyip Erdoğan) në Uzbekistan dhe Korenë e Jugut.

Duke iu referuar në artikullin e tij se Uzbekistani dhe Koreja e Jugut janë vendet më të rëndësishme të botës turke dhe Azisë Qendrore, Kallën shkroi: “Përveç kontributit të marrjes pjesë në marrëdhëniet dypalëshe, ky udhëtim nënvizon pikëpamjen e politikës së jashtme 360 gradë të Turqisë dhe rëndësinë në rritje që i jep Azisë”.

Ai theksoi gjithashtu se gjatë vizitës së Erdoanit, u nënshkruan gjithsej 25 marrëveshje në fushën e ekonomisë, tregtisë, energjisë, arsimit, infrastrukturës dhe fusha të tjera.

Kallën vlerësoi edhe vizitën e Presidentit Erdoan në një kohë historike në Korenë e Jugut.

“Tërë bota ndjek afrimin e Koresë së Jugut dhe të Veriut dhe hapat që do të hidhen në lidhje me deneuklarizimin e gadishullit korean. Vizita zyrtare e Presidentit Erdoan u zhvillua menjëherë pas shtrëngimit të duarve ndërmjet dy liderëve koreanë për ti dhënë fund përplasjeve që vazhdojnë prej vitesh” shkroi zëdhënësi i Presidencës.

Ai bëri të ditur se ndërmjet Turqisë dhe Koresë së Jugut ka marrëdhënie të përkryera politike dhe ekonomike dhe kompanitë koreane jugore kanë bërë investime të shumta në Turqi në fushën e komunikacionit, teknologjitë informatike, pajisjet elektro-shtëpiake dhe projektet e mëdha të infrastrukturës.

“Të dy vendet kanë një potencial të madh për partneritet në teknologjinë e përparuar. Vizita e Erdoanit i dha më shumë rëndësi kësaj marrëdhënieje. Uzbekistani dhe Koreja e Jugut janë dy vende shumë të ndryshme, por të dyja pritën në mënyrë shumë të ngrohtë dhe miqësorë Presidentin Erdoan dhe delegacionin e tij shoqërues” shkroi Kallën.

Të dyja vendet përgatitën një agjendë të ngjeshur për vizitën e Presidentit të Turqisë dhe kjo tregon rëndësinë e perspektivës globale të Turqisë në politikën e jashtme.

“Pozicioni i Turqisë në si anëtare e NATO-s nuk e pengon atë për tu përhapur në rajonet e tjera strategjike në botë. Kjo është arsyeja pse Turqia ka rritur aktivitetin e saj të politikës së jashtme në Afrikë, Lindjen e Mesme, Azinë Qendrore, Azinë Juglindore dhe Amerikën Latine. Ata që e shohin politikën e jashtme si një çështje minimaliste, nuk mund ta kuptojnë perspektivën globale të Turqisë. Ata mund të shohin politikën botërore brenda kufijve të ngushtë të blloqeve dhe kutive. Por Turqia vazhdon me agjendën e saj globale dhe pozitive në politikën e jashtme” shkroi Zëdhënësi i Presidencës, Ibrahim Kallën në artikullin e tij për ‘Daily Sabah’./ trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne