Kalin: Çdo mbështetje që ShBA-ja i jep YPG-së është mbështetje për PKK-në

Zëdhënësi i Presidencës turke, Ibrahim Kalin tërhoqi vëmendjen se gjuha sanksionuese e ShBA-së ndaj Turqisë do të dështojë.

Duke tërhequr vëmendjen se gjuha sanksionuese e Shteteve të Bashkuara të Amerikës ndaj Turqisë do të dështojë, zëdhënësi i Presidencës turke, Ibrahim Kallën (Kalın) tha se “Nuk besojë që ShBA-ja do të mund të përballojë të humbet Turqinë”.

Ibrahim Kallën mori pjesë në edicionin e 37-të të Konferencës së Përbashkët Vjetore të organizuar në Uashington (Washington) nga Këshilli i Biznesit Turqi-ShBA (TAIK) dhe Këshilli Amerikano-Turk (ATC).

Në vlerësimin e bërë marrëdhënieve dypalëshe gjatë një reportazhi të posaçëm të bërë këtu, zëdhënësi Kallën tha se kjo duhet të jetë shpresëdhënëse për të ardhmen e çështjes.

“Përdorimi i gjuhës sanksionuese nga ana e ShBA-së është një qasje që do të dështojë. Ne kemi bashkëpunime shumë të rëndësishme me ShBA-në në shumë fusha. Si do t’i arrijmë ne objektivat në qoftë se vazhdohet me këtë gjuhë?”, u shpreh zëdhënësi Kallën.

“Njëra prej problemeve kryesore në marrëdhëniet me Shtetet e Bashkuara të Amerikës është mbështetja që ajo i jep organizatës separatiste terroriste YPG/PKK në Siri”, bëri të ditur Kallën, ndërsa vijoi me këto fjalë: “Në këtë kohë, kur Turqia në territoret e saj është duke zhvilluar një luftë të fortë dhe në masë të madhe të suksesshme kundër PKK-së, çdo mbështetje e dhënë YPG-së nënkupton mbështetjen direkte apo indirekte të dhënë PKK-së”.

Zëdhënësi Kallën gjithashtu tha se organizata terroriste gyleniste FETO, e cila më 15 korrik 2016 ndërmori një tentativë të grusht shtetit, tani po përpiqet t’i dëmtojë marrëdhëniet mes Turqisë dhe ShBA-së.

Ndërkaq në lidhje me dimensionin e Turqisë me Rusinë, zëdhënësi Kallën tha se “Marrëdhëniet Turqi-Rusi në asnjë mënyrë nuk kanë për qëllim kërcënimin e ndonjë vendi të tretë. Rusia është një partnere e rëndësishme në rajonin tonë dhe ne bashkëpunojmë në nivel rajonal për shumë çështje. Por, ne jemi aleate e NATO-s dhe i kushtojmë rëndësi partneritetit me ShBA-në dhe NATO-n”./ trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne