Kalin: Deklaratat e Netanyahut një shembull tjetër i përpjekjes për të legjitimuar pushtimin

Zëdhënësi i Presidencës, Ibrahim Kallën (Kalın) deklaratat që Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu i bëri në lidhje me Bregun Perëndimor i cilësoi si një shembull tjetër të përdorimit të politikave të zgjedhjeve për të legjitimuar pushtimin.

Në një postim të bërë në gjuhën angleze në llogarinë e tij në Twitter, zëdhënësi Kallën thotë se “Ky është një shembull tjetër se si Netanyahu përdorë politikat e zgjedhjeve për të legjitimuar pushtimin dhe për të minuar zgjidhjen e problemit me dy shtete. Në qoftë se rizgjidhet a do të jetë kjo fitore e ‘demokracisë’ apo fitore e ‘pushtimit?’ A do të reagojnë demokracitë perëndimore apo do të vazhdojnë të qëndrojnë të heshtura? Turp për të gjithë”.

Një reagim tjetër ndaj deklaratave të Netanyahut erdhi edhe nga ministri i Punëve të Jashtme të Turqisë, Mevlyt Çavushollu (Mevlüt Çavuşoğlu).

Në deklaratën e bërë nëpërmjet llogarisë në median sociale ministri Çavushollu tha se “Sipas ligjit ndërkombëtar, Bregu Perëndimor është territori i Palestinës që ndodhet nën pushtimin e Izraelit. Deklaratat e papërgjegjshme të Netanyahut të bëra para zgjedhjeve me shqetësimin për vota në asnjë mënyrë nuk do të ndryshojë këtë realitet”.

Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu bëri të ditur që në qoftë se sërish zgjidhet për Kryeministër të Izraelit që do të mbahen më 9 prill ai planifikon që “t’i aneksojë Izraelit” vendbanimet e paligjshme hebraike në Bregun Perëndimor./ trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne