Protestat antiqeveritare krahas Serbisë vazhdojnë edhe në Malin e Zi

Protesta antiqeveritare në Serbi dhe Malin e Zi vazhduan edhe këtë javë me pjesëmarrjen e mijëra protestuesve.

Mijëra persona, pjesëmarrës në protestat antiqeveritare të organizuara në Serbi me moton “Një në 5 milionë”, presin që të skadojë ultimatumi për plotësimin e kërkesave të tyre i dhënë deri më 13 prill.

Pjesëmarrësit në protestat e 18-ta që u organizuan këtë javë, u bënë thirrje qytetarëve të Serbisë që më 13 prill të mblidhen përpara godinës së Kuvendit.

Protestuesit, të cilët mbrojnë qëndrimin që puna e Presidentit Aleksandar Vuçiq “do të marr fund” me skadimin e afatit, në duar mbajtën pankarta “Vuçiq duhet të kurohesh” dhe “Vuçiq puna jote mori fund”.

Me mijëra protestues, që mblidhen prej fillimit të dhjetorit e këtej në qytete të ndryshme të Serbisë me në krye kryeqytetin Beograd, kërkojnë dorëheqjen e presidentit, kryetares së kuvendit dhe kryeministres.

Ndërkaq në protestën e 8-të të organizuara në kryeqytetin Podgoricë të Malit të Zi nga Lëvizja “Rezistenca 97000” morën pjesë 3 mijë persona.

Organizatorët e protestave të mbajtura para godinës së Kuvendit bënë të ditur se javën e ardhshme do të organizojnë protesta edhe në qytete të ndryshme të vendit, me të cilat do të detyrojnë qeverinë për t’i plotësuar kërkesat e tyre.

Manifestuesit që marrin pjesë në këto protesta që filluan para 8 javësh, krahas dorëheqjeve të Presidentit, Milo Gjukanoviq dhe Kryeministrit Dushko Markoviq, kërkojnë edhe dorëheqjet e Kryeprokurorit, Ivica Stankoviq, Prokurorit Special për Luftën Kundër Krimeve të Organizuara, Milivoje Kantiq dhe kreut të Agjencisë për Luftën Kundër Korrupsionit, Dragan Radonjiq./ trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne