Turqia nuk do të tolerojë imponimet në politikën e jashtme

Ndihmëspresidenti Fuat Oktaj (Oktay) bëri të ditur se nuk do të tolerojnë imponimet në politikën e jashtme dhe faktet e kryera në tavolinë.

Ndihmëspresidenti Fuat Oktaj (Oktay) bëri të ditur se nuk do të tolerojnë imponimet në politikën e jashtme dhe faktet e kryera në tavolinë.

Fuat Oktaj mbajti një fjalim në mbledhjen e 10-të të zakonshme të asamblesë së përgjithshme të Shoqatës së Gjysmëhënës së Kuqe Turke në Ankara.

Oktaj tha se Turqia sot ka një kuptim të politikës së jashtme të gjithanshme, parimore, sipërmarrëse dhe humanitare efekti i së cilës nuk ndjehet vetëm në rrethin e saj, por në tërë botën.

Duke vënë në dukje se Turqia fuqinë e saj në politikën e jashtme aq sa e merr nga pozita e saj gjeopolitike, stabiliteti politik, shtysa që mori nga ekonomia në rritje dhe nga pasuritë kulturore, ajo po aq e merr edhe nga qëndrimet humanitare dhe të ndërgjegjshme, Ndihmëspresidenti Oktaj tha: “Ashtu si deri më sot edhe tash e tutje prioriteti ynë do të jetë lufta ligjore e vëllezërve tanë palestinezë. Ne nuk do të tolerojmë imponimet në politikën e jashtme, faktet e kryera në tavolinë dhe qëndrimet në kundërshtim me aleancën. Ne do të vazhdojmë me qëndrimin tonë parimor dhe të drejtë në arenën ndërkombëtare”.

Fuat Oktay preku edhe në ndihmat humanitare të bëra nga Turqia, ndërsa vijoi duke thënë se “Sipas raportit global të ndihmave humanitare të publikuar vitin e kaluar, Turqia me ndihma humanitare të realizuara me mbi 8 miliardë dollarë është radhitur në krye të vendeve që ndihmojnë më së shumti”./ trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne