Kalin fshikullon “New York Times”: Tenton të justifikojë dhe shfajësojë terrorizmin e PKK-së

Zëdhënësi dhe nënsekretari i përgjithshëm i Presidencës së Turqisë, Ibrahim Kalin, kritikoi të shtunën një artikull të gazetës amerikane, “New York Times”, duke e quajtur atë një përpjekje për të “justifikuar dhe shfajësuar terrorizmin e PKK-së”.

“Kjo nuk është gazetari. Kjo është një përpjekje e hapur e ‘New York Times’ për të justifikuar dhe shfajësuar terrorizmin e PKK-së”, shkroi Kalin në rrjetin social, “Twitter”.

Vërejtjet e tij erdhën pasi e përditshmja “New York Times” botoi një artikull që kishte në shënjestër Turqinë, në një pjesë të së cilit ajo përshkruan si “hero” një terrorist të vrarë të PKK-së në veri të Irakut.

“Me të njëjtën logjikë, a ishte Bin Ladeni ‘hero’ për disa?! A do t’i quanit Millosheviçin dhe Mlladiçin gjithashtu ‘heronj’ për disa njerëz?!”, pyeti zëdhënësi i Presidencës turke në formë reagimi.

Në fushatën e saj terroriste gati 40-vjeçare kundër Turqisë, PKK-ja, e cila klasifikohet si organizatë terroriste nga Turqia, Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkim Evropian, është përgjegjëse për vdekjen e rreth 40.000 njerëzve duke përfshirë gra dhe fëmijë./ trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne