Mattis: Trajnimi për patrullimin e përbashkët Turqi-SHBA në Menbixh do të nisë “së afërmi”

Sekretari amerikan i Mbrojtjes, James Mattis, njoftoi se trajnimi për patrullimin e përbashkët turko-amerikan në qytetin verior sirian të Menbixhit do të nisë “së afërmi”.

“Trajnimi për patrullimin e përbashkët në Menbixh do të fillojë së afrëmi, pas 72 orësh apo ndoshta edhe më herët”, deklaroi Mattis për gazetarët e pranishëm në avion gjatë një udhëtimi në Amerikën Latine.

Shefi i mbrojtjes amerikane evitoi pyetjen në lidhje me kalendarin e fillimit të patrullimit të përbashkët Turqi-SHBA në Menbixh duke theksuar se personeli dhe pajisjet e nevojshme për këtë janë tashmë në Turqi.

Ndërkohë, nënsekretari i Shtetit (në detyrë) për Çështjet e Lindjes së Afërt, David Satterfield, tha të premten se tensioni aktual ndërmjet Ankarasë dhe Uashingtonit nuk ka ndikuar në marrëveshjen dypalëshe për Menbixihin.

“Procedimi në udhërrëfyesin për Menbixhin nga të gjitha palët e përfshira ka qenë i qetë dhe jashtëzakonisht inkurajues. Nuk ka pasur asnjë pasojë apo ndikim që ne mund ta dallojmë nga çështjet e tjera dypalëshe në lojë”, u shpreh Satterfield.

Marrëveshja e 4 qershorit për Menbixhin ndërmjet Turqisë dhe SHBA-së përqendrohet në tërheqjen e terroristëve të YPG/PKK-së nga ky qytet sirian për të stabilizuar rajonin.

Forcat turke dhe amerikane filluar më 18 qershor të këtij viti aktivitetet e koordinuara, por të pavarura të patrullimit./ trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne