Kalin: Kërkesat amerikane për Brunson janë të papranueshme

ShBA-ja vazhdon të marrë në shënjestër Turqinë duke e justifikuar këtë me çështjen (gjyqin) e pastorit Andrew Brunson, i akuzuar ky për terrorizëm, pasi janë identifikuar lidhje të tij me organizatën terroriste guleniste FETO dhe organizatën terroriste separatiste PKK.

Presidenca turke ka reaguar ashpër ndaj deklaratës së Këshilltarit të Sigurisë Kombëtare të ShBA-së, John Bolton, i cili ka kërkuar lirimin e priftit Brunson, i akuzuar për terrorizëm.

“Shtetet e Bashkuara të Amerikës duhet të respektojnë gjyqësorin turk”,- tha Ibrahim Kallën duke shtuar se ishte e papranueshme që ShBA-ja të parashtrojë një numër kërkesash duke injoruar procesin gjyqësor.

Në reagimin e tij të ashpër ndaj deklaratave të Boltonit, zëdhënësi Kallën tha se Shtetet e Bashkuara të Amerikës duhet të respektojnë vendimin e gjyqësorit turk ashtu si gjithë të tjerët.

“Kemi të bëjmë me një proces gjyqësor që vazhdon në lidhje me (pastorin) Brunson. Natyrisht, është e papranueshme që Shtetet e Bashkuara të Amerikës të hedhin një numër pretendimesh duke injoruar procesin gjyqësor. Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk mund të kërkojnë nga një vend tjetër, atë që nuk e bëjnë dot brenda vendit të tyre. Autoriteti vendimmarrës këtu është gjyqësori dhe të gjithë, duke përfshirë edhe ShBA-në, duhet të respektojnë vendimet e gjyqësorit turk”,- është shprehur Kallën.

Duke iu referuar gjykimit në ShBA të Hakan Atilla, zëvendësdrejtori i përgjithshëm i bankës turke “Halkbank”, zëdhënësi Kallën tha se ai është dënuar padrejtësisht.

“Është e papranueshme sjellja në rend të ditës e një seri akuzash të padrejta dhe të pabaza në lidhje me “Halkbank” dhe përpjekjet që bëhen për të prishur imazhin e bankës tonë publike. Duket qartë që qëllimi këtu nuk është zbulimi i të vërtetave lidhur me sanksionet iraniane, synimi është diskreditimi i institucioneve dhe njerëzve të respektuar dhe gjobitja e tyre në mënyrë të padrejtë”,- shtoi ai.

Zëdhënësi i Presidencës kritikoi edhe deklaratat e Bolton-it që kishin në shënjestër Turqinë përmes marrëveshjes tregtare që Ankaraja bëri ditët e fundit me Katarin.

“Deklaratat e Boltonit në lidhje me situatën ekonomike në Turqi dhe vendimin e Katarit për të investuar në Turqi tregojnë se kemi të bëjmë me një situatë edhe më të rëndë. Pasi këto deklarata janë në cilësinë e pohimit, pranimit që administrata e Presidentit Donald Trump ka shndërruar në shënjestër të luftën e vet ekonomike një vend aleat të NATO-s”, nënvizoi Kallën.

“Qëndrime të tilla politike, ligjore dhe ekonomike nuk përputhen me frymën e aleancës”, tha Kallën.

“Turqia nuk ka ndërmend që të fillojë ndonjë luftë ekonomike me askënd, por nuk mund të pritet që ajo të heshtë ndaj sulmeve që bëhen kundër ekonomisë dhe gjyqësorit të saj. Turqia do të veprojë së bashku me botën kundër qasjeve ndaluese dhe ndëshkuese dhe interesat e saj kombëtare do ti mbrojë në çdo platformë”,- shtoi ai./ trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne