Kalin: Nën petkun e luftës kundër ISIS-it vihen në jetë politika të ndryshme në Lindjen e Mesme

Zëdhënësi i Presidencës, Ibrahim Kalin deklaroi se në Lindjen e Mesme nën petkun e luftës kundër organizatës terroriste DAESH, e cila është kthyer në një “instrument të dobishëm”, janë vënë në jetë politikat e ndryshme rajonale.

“Nëse shikojmë nga aspekti i të kaluarës 6-vjeçare të Luftës së Sirisë do të shohim se lëvizjet koniukturore janë bërë rutinë”, – deklaroi Ibrahim Kalin.

Gjatë pjesëmarrjes në program të një kanali televiziv privat, zëdhënësi i Presidencës i bëri një vlerësim rendit të ditës.

Duke e bërë të ditur se prej fillimit të luftës kundër DAESH-it janë bërë disa gabime themelore strategjike, Kalin vijoi me këto fjalë: “Tani personi përfaqësues i posaçëm në luftën kundër DAESH-it, është një person i mbetur nga ajo periudhë dhe herë pas here në media pasqyrohen fotografitë, vizitat e tij të bëra me PYD-në dhe YPG-në. Në kuadër të bisedimeve zyrtare ai viziton edhe Turqinë me delegacion. Natyrisht se deklarata e tij e fundit e bërë në “Institutin e Lindjes së Mesme” (Middle East Institute) është e papranueshme për ne. Përpjekjet e tij për të lidhur strukturimin e kësaj organizate terroriste në Idlib me Turqinë dhe bërja e një aludimi të tillë është një gjë e papranueshme. Pse? Ne nuk e kontrollojmë Idlibin. Pra, në qoftë se ka ndonjë forcë atje që e kontrollon Idlibin ajo është YPG-ja. Nuk janë në Idlib, por ndodhen përreth. Këtu janë të pranishëm në masë të caktuar edhe amerikanët, rusët dhe regjimi”.

Kalin në mes tjerash tha se kur gjërat shkojnë keq në Lindjen e Mesme atëherë kërkohet një kurban, ndërsa fjalën e tij e vijoi kështu: “Turqia del në pah posa gjërat vejnë keq në Siri. Kujtojmë kur para 1 viti bëheshin pretendime të pabaza, pa argumente se Turqia lejon kalimin e luftëtarëve të huaj terroristë, madje akuzohej për blerjen e naftës nga DAESH-i dhe për kurimin e terroristëve të DAESH-it në Turqi. Asnjëra prej këtyre pretendimeve nuk u dëshmua. Pra, shtëpitë mediatike të shquara të Amerikës si gazetat “New York Times” e “Washington Post”, për të cilat supozohet se janë gazeta serioze, kanë shkruar për këto pretendime. Si përfundim a ishin në gjendje të paraqesin ndonjë provë? Kush e mori naftën, ku e mori, cilit luftëtarë të huaj terroristë i është lejuar kalimi?”/ trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne