Shqiperia

Kalin: Turqia është e vendosur t’i mbrojë të drejtat e saj në Mesdhe

Zëdhënësi i Presidencës Ibrahim Kalin bëri të ditur se Turqia nuk synon territoret e askujt.

Në një postim të bërë në llogarinë e tij në Twitter, zëdhënësi Kalin tha se Greqia dhe vendet e Bashkimit Evropian (BE) nuk duhet të humbin mundësinë e dhënë për diplomaci dhe duhet të ndërmarrin hapa përkatëse.

Zëdhënësi Kalin në postimin e tij shkruan kështu: “Turqia si një aktore e fuqishme me udhëheqjen e zgjuar të Presidentit Recep Tayyip Erdogan do t’i mbrojë çdoherë të drejtat e saj si në terren ashtu edhe në tavolinë. Greqia dhe vendet e BE-së nuk duhet të humbin mundësinë e dhënë për diplomaci dhe duhet të ndërmarrin hapa përkatëse. Zgjidhja e problemeve në Mesdheun Lindor në mënyrë paqësore është e mundur. Qasjet e bazuara në barazi, përfshirje dhe racionalizëm do të japin një kontribut konstruktiv. Turqia nuk synon territoret e askujt, por gjithashtu është e vendosur të mos lejojë askënd që të dëmtojë të drejtat dhe ligjin e saj”./trt

OPINIONE

INTERVISTA