“Duam pagat e prapambetura”, naftëtarët përplasen me policinë para uzinës në Ballsh

Naftëtarët e Ballshit kanë protestuar mëngjesin e sotëm para kësaj uzine.

Naftëtarët janë përplasur me policinë pasi kanë tentuar të futen me forcë në ambientet e kësaj uzine, pasi kërkojnë pagat e prapambetura.

Ndërkohë një javë më parë autoritetet përgjegjëse u kishin premtuar se do u jepnin të gjithë pagat e prapambetura, por duket se premtimi nuk është mbajtur duke shkaktuar tensione mes policisë dhe naftëtarëve protestues.

“Na mashtruan për pagat dhe rifillimin e punës në uzinë, ne kemi mbetur në rrugë, jemi braktisur. Pa pagesën nuk mund të jetojmë, këta nuk duan t’ia dinë, prandaj do të vazhdojmë protestën”, shprehet një naftëtar.

Kompania Hallum administratore e uzinës prej pesë muajsh premtoi shlyerjen e një page brenda javës së kaluar por akoma nuk ka asnjë informacion në lidhje me këtë.

Sipas naftëtarëve uzina ka tetë muaj që ka fikur dhe pajisjet duan mirëmbajtje ndryshe rrezikohet ndonjë shpërthim./tpz

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne