Rajoni

Mali i Zi, konfirmohen rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve

Komisioni Shtetëror Zgjedhor (KSHZ) në Mal të Zi ka konfirmuar rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve parlamentare të mbajtura në vend më 30 gusht.

KSHZ tha se koalicioni “Me vendosmëri për Malin e Zi-PDS-Millo Gjukanoviç” fitoi 30 vende, kurse koalicioni opozitar “Për ardhmërinë e Malit të Zi” fitoi 27 ulëse në parlamentin e shtetit. Koalicioni opozitar “Paqja është kombi ynë” ka 10 vende dhe Aleanca “Bardh e Zi” ka katër deputetë.

Në përbërjen e re të parlamentit malazez, Partia Boshnjake dhe Social Demokratët do të kenë tre deputetë secili, dhe Partia Social Demokrate dy. Koalicioni shqiptar “Koha është Tani” dhe koalicioni “Njëzëri” do të kenë nga një përfaqësues.

Seanca konstituive e Parlamentit të Malit të Zi duhet të mbahet brenda 15 ditëve pas njoftimit të rezultateve zyrtare të zgjedhjeve./AA

OPINIONE

INTERVISTA