Bota

Liderja e ekstremit të djathtë Le Pen mbështet rivalin e saj Macron kundër Turqisë

Marine Le Pen, udhëheqësja e partisë së ekstremit të djathtë Tubimi Kombëtar në Francë, tha se qëndron pas presidentit Emmanuel Macron pas deklaratës së së fundit të presidentit turk Recep Tayyip Erdogan.

Në një deklaratë në televizionin LCI, në lidhje me fjalët e presidentit të Turqisë drejtuar homologut francez Macron, Le Pen tha se “kërcënimet” e Erdoğan-it kundër Macron-it në të vërtetë shënjestrojnë Francën.

“Kundër këtyre kërcënimeve, unë jam vendosmërisht pas Emmanuel Macron-it, i cili është Presidenti i Francës, pavarësisht nga fakti që kemi miliona mosmarrëveshje me të. Erdoğan po provokon”, tha liderja e partisë së ekstremit të djathtë.

Ndryshe, Macron, në një deklaratë para Samitit të Vendeve të Evropës Jugore Anëtare të Bashkimit Evropian (Med7), kishte deklaruar: “Turqia po rrit provokimet dhe kjo nuk i përshtatet një vendi të madh. Populli turk është popull i madh dhe meriton gjëra të tjera. Ne evropianët duhet të jemi të hapur dhe të ashpër kundër qeverisë Erdoğan, jo kundër popullit turk. Qeveria Erdoğan bën sjellje të papranueshme”.

Ndërkaq, pas kësaj deklarate, presidenti turk Erdoğan u përgjigj: “Nuk dua të jap emra, por jam i detyruar, sepse ai merret shumë me personalitetin tim. Ai thotë se ‘Kemi problem me Erdoğan-in dhe jo me popullin turk‘. I nderuar Macron, t’i do të kesh edhe shumë probleme me mua personalisht. Këtë ta kam thënë shumë herë personalisht, por nuk dëgjon. Të kam thënë që ‘t’i nuk ke as njohuri për historinë‘. Ti nuk di as historinë e Francës. Fillimisht mos u merr me popullin turk, me Turqinë. Historia e Afrikës është pothuajse historia e Francës. Jeni ju ata që vratë 1 milion njerëz në Algjeri. Jeni ju që vratë 800 mijë njerëz në Ruanda. Fillimisht duhet të mësosh se ju nuk mund të na jepni mësime humanizmi. Këto unë ia kam thënë personalisht atij. ‘Shiko, t’i nuk ke njohuri për historinë. Fillimisht duhet të mësosh këto’”./AA

OPINIONE

INTERVISTA