“Shteti të vërë dorë”, naftëtarët e Ballshit sërish në protestë, policia i shpërndan me gaz lotsjellës (VIDEO)

Naftëtarët e Ballshit janë ngritur përsëri në protestë për mungesën e pagave të prapambetura dhe rifillimin e punës.

Fillimisht ata u grumbulluan përpara Uzinës, ndërsa po tentojnë të futen me forcë brenda saj. Ata kërkojnë që të ndërhyjë shteti dhe t’i japë zgjidhje.

Gjatë ketyrë ditëve ka pasur takime për të gjetur një rrugëzgjidhje por akoma nuk është bërë asgjë.

Bëjnë me dije se për shpërndarjen e protestuesve policia ka hedhur gaz lotsjellës, ku si pasojë një person ka humbur ndjenjat./BW

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne