TikTok nuk do t’ia shesë operacionet në SHBA Microsoft-it

he Wall Street Journal”, duke cituar burime anonime, shkroi se ByteDance ka rënë dakord me kompaninë Oracle për operacionet e TikTok-ut në SHBA.

Më 3 gusht, Trump kishte paralajmëruar se SHBA do të ndalojë aplikacionin TikTok më 15 shtator nëse ai nuk i shitet një kompanie amerikane.

Në të njëjtën ditë, në një deklaratë të bërë nga Microsoft, një nga kompanitë kryesore të teknologjisë në SHBA, u tha se janë bërë negociata për blerjen e shërbimeve amerikane të aplikacionit TikTok, që i përket kompanisë kineze ByteDance.

Në deklaratë thuhej është negociuar një marrëveshje për të blerë shërbimet në SHBA, Kanada, Australi dhe Zelandën e Re dhe të drejtën për të vepruar në këto vende.

Së fundmi, Trump deklaroi se afati i dhënë për TikTok deri më 15 shtator nuk do të zgjatet tutje.

“Ose do ta mbyllim TikTok-un në këtë vend për arsye sigurie, ose ky aplikacion do t’i shitet një kompanie tjetër amerikane”, ka thënë Trump./AA

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne