Kalin: Vdekja e emigrantëve është fytyra moderne e barbarizmit të sistemit ndërkombëtar

Zëdhënësi i Presidencës turke, Ibrahim Kallën (İbrahim Kalın) në lidhje me fundosjen e varkës që transportonte në detin Mesdhe emigrantët e parregullt nga Libia, tha: “Sistemi ndërkombëtar, që hesht dhe nuk gjen zgjidhje ndaj kësaj drame që nuk merr fund, është fytyra moderne e barbarizmit”.

Kallën në deklaratën e bërë në llogarinë e tij të medias sociale Twitter shkroi: “117 persona gjetën vdekjen si pasojë e fundosjes së një varke në det të hapur në Libi. Shpreh ngushëllimet për viktimat”.

Në deklaratën e bërë dje nga Zëdhënësi i Organizatës Ndërkombëtare të Emigrimit për Italinë, Flavio Di Giacomo, bëhej e ditur se dje në Mesdhe ishin mbytur ose kishin humbur 117 emigrantë të parregullt.

Edhe Kryeministri i Italisë, Sergio Mattarella në deklaratën me shkrim tha: “Ndjej një dhimbje të thellë për humbjen e më shumë se 100 jetëve të grave, foshnjave dhe meshkujve në detin Mesdhe”./ trt

Bashkohu me ne!

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne