Kamera e fshehtë, sa kushton rezonanca e shtetit me pazar privat?!

Edhe pse flitet çdo ditë për “rilindjen e shëndetësisë”, ajo që ndodh në realitet është e kundërta. Një qytetar drejtohet në repartin e neurologjisë, duke kërkuar të bëjë rezonancë magnetike.

Nëse ndjek planifikimin, rezonancën duhet ta bëjë në një kohë të dytë. Nga mjeku e deri te roja i objektit hyjnë në pazarin e parave.

Mjeku imazherist nuk pranon ta bëjë rezonancën me 100 mijë lekë të vjetra, por në fund bien dakord për 150 mijë lekë. Pacienti bën rezonancën brenda ditës, pasi me para në dorë zgjidh çdo situatë!

Qytetari i drejtohet Shërbimit Universitar të Neurokirurgjisë për të përcaktuar një datë për kryerjen e rezonancës magnetike, por zbulon se ekziston një mënyrë për ta kryer brenda ditës.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne