Kampi i muxhedinëve iranianë si morg spitali Covid-19

Kampi i Muxhahedinëve të Popullit Iranian në Manëz (Bashkia Durrës), gjithnjë e më shumë po i ngjason morgut të një spitali të specializuar për të trajtuar të sëmurë me Covid-19. Në shkrimin tonë të fundit provuam me emra e mbiemra ,me foto të viktimave dhe varreve të tyre se në Kampin Ashraf 3 (Kulti Rajavi) në nëntor 2020 kishin vdekur minimumi 6 persona me covid-19 në një grup prej maksimumi 3000 MEK-sash, nëse mund t’i besohet shifrave zyrtare të ofruara nga Kulti Rajavi, për numrin total të MEK-save në Shqipëri.

Shifra është 10 herë më shumë se mesatarja mujore e vdekjeve për vitet 2016-2019!!! Nuk dihet as një shifër e përafërt, sesa MEK-sa janë prekur nga Covid-19 dhe sa prej tyre janë asimptomatikë dhe të tjerët në cfarë gjendje shëndetësore janë. Po ashtu nuk dihet, sesa MEK-sa tashmë janë shëruar nga Covid-19.

Fatkeqëesisht situata e vatrës së pandemisë në radhët e Kultit Rajavi aktualisht është edhe më keq sesa e përshkruam ne në artikullin tonë më të fundit. Nga një burim i yni brenda Kampit Ashraf 3 u informuam se kemi edhe tre viktima të reja të Covid-19. Duke ngushëlluar familjarët e tyre në Iran dhe në diasporën iraniane po listojmë 3 emrat  si edhe fotot e tyre, që shërbejnë për të ilustruar këtë shkrim.

Jalil Forghani

Majeed Sayiar

Gholamreza Poorhashem

Apel për shtetin shqiptar

Shndërrimi i Kampit Ashraf 3 në një morg sui generis për viktima të Covid 19 është dicka mjaft e rëndë, që nuk mund të fshihet më me propagandën idiote të Kultit Rajavi të tipit “gogoli” me spiunë e terroristë iranianë, luftëtarë kreshnikë kundra regjimit të mullahëve etj. Qeveria shqiptare, kur i pranoi disa qindra MEK-sa në kohën e kryeministrit Berisha, apo kur pas vizitës së sekretarit të shteti Xhon Kerri pranoi disa mijëra MEK-sa, kur kryeministër ishte Edvin Rama, mori angazhim që tu jepte atyre strehim në Shqipëri për arsye humanitare si persona, që kanë nevojë për mbrojtje.

Tashmë këta MEK-sa po vdesin, sic ngordhin mizat në ftohmën e parë të vjeshtës. Lind pyetja këta persona të mbrojtur a kanë të drejtën të mbrohen nga Covid-19?!?!?!?

A kanë ato të drejtën të kurohen, nëse sëmuren me Covid-19? Publikisht pyesim Qeverinë Rama a ka dijeni ndonjë autoritet shëndetësor, policor, shërbimi inteligjent, apo pushteti lokal se cfarë protokolli përdoret në kamp për të kuruar MEK-sat e sëmurë me Covid-19??!?!??!?!

A ka dijeni qeveria shqiptare, nëse në farmacinë e kampit ka ilace për kurim , ka mjete mbrojtëse të mjaftueshme, ka oksigjen dhe aparate oksigjeni për të sëmurët rëndë, ka pajisje për intubim etj??? Qeveria shqiptare a ka dijeni sesa është numri i mjekëve dhe personelit mjekësor brenda kampit, që merret me kurimin e pacientëve me Covid-19????

Qeveria Rama a ka ndonjë dyshim që rritja e numrit të pacientëve me Covid-19 dhe e numrit të të vdekurve paraprakisht të sëmurë me Covid-19, ka të bëjë me vendimin e shefes së Kultit Rajvi për të mos i dërguar MEK-sat e prekur me Covid-19 për tu kuruar në spitalet shqitpare, pas publikimit në media të emrave të 2 MEK-save të vdekur  mke Covid-19 në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, në Tiranë?!?!?!??!

Mirë boll që Qeveria Shqiptare mund të mos cajë kokën të përmbushë detyrimet e saja për mikëpritjen e mijëra MEK-save në Shqipëri (duke “i varur kollare” përfaqësuesve të UNHCR-së si edhe diplomatëve amerikanë të akredituar në Tiranë), po kjo qeveri a ka ndonjë detyrim për të mbrojtur banorët hallexhinj të Manzës nga pasojat edhe vdekjeprurëse të infektimit me Covid-19???? Kjo qeveri a ka ndërmend të vërë dorë në këtë vatër të rrezikshme pandemie Covid-19, apo mos ndoshta jeta e “bujtësve” iranianë dhe e banorëve vendas shqiptarë është totalisht e pavlerë????

Gjendja mëse alarmante e pandemisë Covid-19 në Kampin Ashraf 3 në Manëz a rrezikon edhe banorët e fshatrave të tjerë në përbërje të Njësisë administrative Manëz?? Po banorët e qytetit të Durrësit a rrezikohen nga kjo vatër me përhapje virulente të Covid-19??? Qeveria Rama a ka ndërmend të marr masa drastike anti Covid-19 në Kampin Ashraf 3 në Manëz, apo prêt që banorët e Manzës por edhe të Durrësit të vetëorganizohen e ta zgjidhin vetë këtë problem, duke shfrytëzuar përvojën e pasur amerikane për situata të ngjashme në kohën e të ashtuquajturin “Far West”?!?!?!?!??!

Apel Sh.T. Noah Gal, Ambasador i Izraelit në Tiranë

Shkëlqesi, sic e shpjeguam më sipër situata e vatrës s infeksionit Covid-19 në Kampin Ashraf 3 në Manëz është tejet alarmante. Numri i të sëmurëve dhe i viktimave për cdo 1 000 banorë (inmates) në kamp po i afrohet nivelit të të sëmurëve dhe viktimave të shkaktuara në rradhët e ebrenjve të internuar në Geton Theresienstadt nga epidemia e tifos së zorrëve në mars-prill 1945.

Besojmë se do të ishte e udhës, që ju të ushtronit ndikimin tuaj mbi shefen Rajavi të Kultit MEK, që ajo të lejojë ekipet mjekësore shqiptare të ndihmojnë me sa mundin për të shpëtuar jetë iranianësh, apo për të lehtësuar vuajtjet e pacientëve me Covid-19.

Ne ju kujtojmë, që MEK ka bërë aq shumë për Shtetin e Izraeli në dëm të Atdheut të vet Iranit, saqë e meriton një ndërhyrje tuajën për të shpëtuar jetë njerëzore. Ne kurrsesi nuk besojmë, që ju si diplomat i shquar e plot ndjenja humane e konsideroni jetën e anëtarëve të Kultit Rajavi të tipit “Usa e getta” sic thonë italianët. Ju sjellim në vëmendjen tuaj edhe një citim nga Libri i Shenjtë Talmud (Mishna Sanhedrin 4:5; Yerushalmi Talmud 4:9) : Kush shpëton një jetë të vetme, ka shpëtuar tërë botën.

Shkëlqesi është koha të shpëtoni jetë anëtarësh të Kultit Rajavi!!!!!!

Apel diplomatëve iranianë në Tiranë

Të nderuar diplomatë iranianë të akredituar në Tiranë ju apelojmë që me aq takat, sa keni, të ndërhyni pranë autoriteteve kompetente shqiptare për të ndihmuar në bllokimin e shpërthimit të virusit Covid-19 në Kampin Ashraf 3 në Manëz si edhe për të ndihmuar me sa munden në kurimimin e MEK-save të sëmurë më këtë virus. Ju mirëkuptojmë se në atë kamp ka individë, që i kanë lyer duart me gjak deri në bërryl: me gjak iranian, me gjak kurd, me gjak iraken e ndoshta, ndoshta me gjak amerikan.

Ju mirëkuptojmë për urrejtjen, që ju keni për terroristët, për hyzmeqarët e diktatorit Sadam Husejn, për tradhëtarët e Atdheut (Operacion Mirsad), por në kamp ka edhe shumë persona (inmates), kryesisht ish robër iranianë të Luftës Iran-Irak, që përgjithësisht nuk i kanë lyer duart me gjak njerëzish të pafajshëm.

Në kamp ka edhe pëersona të rrëmbyer (kidnapped), kur ishin adoleshentë, që praktikisht janë viktima, jo kriminelë! Unë besoj se të tillë persona, që faktikisht janë viktima të Miriam Rajavi-t, shefes së Kultit MEK, meritojnë mëshirë! Unë si i krishterë ju kujtoj për mëshirën kristiane, për mësimet e Jezu Krishtit për kujdesin ndaj “pecorella smarrita”, sic shkruhet në italisht, për mëshirën e treguar ndaj Maria Magdalenës së penduar për mëkatet e saja! Besoj se në Kampin Ashraf 3 ka plot “Maria Magdalena” të penduara.

Unë nuk jam ekspert i besimit islam, por besoj se edhe në Fenë Islame duhet të ekzistojë institucioni i mëshirës islame. Ju lutem publikisht aplikoni mëshirën islame ndaj atyre “inmates” të kampit në Manëz, që nuk i kanë lyer duart me gjak. Ju lutem konsideroheni ndërhyrjen tuaj te autoritetet shqiptare si një formë sadakaje për “delet e zeza” të mbyllura në Kampin Ashraf 3!!!!!!!!!!!!!!

 

GJERGJI THANASI_ Ekskluzive për Ashraf News

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne