Xhaçka padit përfaqësuesit e PD për akuzat e përdorimit të helikopterëve të FA për fushatë

Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka paditi për shpifje përfaqësuesit e PD-së, Albana Vokshin, Xhemal Gjunkshin dhe Gent Strazimirin.

Padia erdhi pas akuzave nga përfaqësuesit e PD-së  se Xhaçka ka përdorur helikopterin e Forcave të Armatosura për të udhëtuar në Dibër për fushatën e Partisë Socialiste.

Përfaqësuesit e PD-së kanë kërkuar shpjegim për përdorimin e tyre si dhe kanë kërkuar dorëheqjen e saj.

Prej disa ditësh, PD ka bërë publike pamje dhe filmime për akuzat ndaj ministres Xhaçka./exit

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne