Kancelari i Austrisë, Serbisë: Nuk ka BE pa normalizuar marrëdhëniet me Kosovën

Kancelari i Austrisë, Sebastian Kurz, është treguar mjaft i ashpër dhe ultimativ ndaj Serbisë për çështjen e zhvillimit të dialogut mes dy vendeve. Në një intervistë për revistën “CorD” ai pasi thekson se Ballkani Perëndimor nuk është zhvendosur nga axhenda europiane e zgjerimit dhe integrimit, ai vendos “vijën e kuqe” për Serbinë duke deklaruar se vetëm normalizimi i marrëdhënieve me Kosovën, i hap këtij vendi dyert e BE-së.

“Qytetarët e Serbisë duhet ta dinë se pa normalizimin e vërtetë të marrëdhënieve mes Beogradit dhe Prishtinës nuk do të ketë anëtarësim në BE. Është në interesin tonë që të kemi partneritet të ngushtë me ShBA-të kur vjen puna te Ballkani Perëndimor dhe të kemi mbështetjen e tyre në arritjen e një zgjidhjeje për këtë çështje”, ka deklaruar Kurz.

Në këtë intervistë për “CorD, kancelari austriak, nuk i ka përmendur fare planet për shkëmbime territoresh mes dy vendeve.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne