Bota

Oktay: Amerika të vendosë nëse do të vazhdojë të jetë aleate e Turqisë

Zëvendëspresidenti Fuat Oktaj (Fuat Oktay) tha se Shtetet e Bashkuara të Amerikës duhet të vendosin nëse do të qëndrojnë aleate të Turqisë apo do të vejnë në rrezik dialogun ndërmjet dy vendeve.

Oktaj, në postimin e bërë në median sociale Twitter, iu përgjigj komentit të ndihmëspresidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Mike Pence në lidhje me blerjen nga Turqia të së sistemeve të mbrojtjes S-400 nga Rusia.

“Tashmë Shtetet e Bashkuara të Amerikës duhet të vendosin. A duan të qëndrojë si aleat i Turqisë, apo duan të rrezikojnë miqësinë tonë duke bashkëpunuar me terroristët për të minuar mbrojtjen e aleates së tyre (Turqisë) ndaj armiqve të saj?” tha zëvendëspresidenti Fuat Oktaj./ trt

OPINIONE