Kandidatja e Ramës në Shkodër: Familjet shqiptare po vuajnë edhe për bukën e gojës

Kandidatja e Partisë Socialiste në Shkodër Senida Mesi pavarësisht nga pretendimet e kryetarit të saj Edi Rama, ka pranuar publikisht  se në Shqipëri ka shumë probleme ekzistenciale për shtresat e varfra. Madje ajo shkoi deri aty sa pranoi, se sot në Shqipëri ka shumë familje që nuk kanë të hanë as bukë.

Seida Mesi këto deklarata i dha mbrëmë në emisionin “Opinion” ku ishte e ftuar së bashku me kandidate të tjera femra të partive kryesore që do të garojnë për votë më 25 Qershor.

“Problemet nuk janë vetëm probleme të studentëve. Ka të pastrehë që duan strehë. Ka familje që duan bukë, ka baballarë që kam takuar gjatë këtyre javëve që rrinë e thonë ça do bëhet me mu, si unë do i ushqej fëmijët nesër. Si do i çoj në shkollë nesër. Ka problematika ku familja jeton vetëm më një ndihmë ekonomike. A jemi ne gati tu ofrojmë atyre një zgjidhje. Në letër ne ju ofrojmë të gjithëve një zgjidhje dhe pastaj do përfundojmë aty ku nuk zbatohen planet. Të rrimë me këmbë në tokë dhe të flasim me zemër të hapur”, tha troç kandidatja socialiste në Shkodër që konkurron nën siglën e PS-së.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne