Ende pa filluar seanca plenare, deputetët e opozitës kanë zbarkuar në sallën e Kuvendit dhe kanë nisur të zbatojnë skenarin e tyre. Siç shihet nga fotot e publikuara deputetët e opozitës, ku i pranishëm është dhe Berisha, kanë përmbysur karriget.
Ndërkohë, Garda ka ndërhyrë për t’iu paraprirë çdo situate. Kujtojmë se në seancën e kaluar pati përplasje fizike në Kuvend, duke sjellë edhe përjashtimin nga seancat të 6 deputetëve.
Bëhet fjalë për Gazmend Bardhin, Bledion Nallbatin, Flamur Nokën, Edi Palokën dhe Albana Vokshin që janë përjashtuar me 10 ditë, ndërsa Saimir Korreshi me 3 ditë. Nikolla duke parë situatën e krijuar ne Kuvend tha që Kuvendi nuk janë karriget, ku socialistët e duartrokitën ndërsa pozita proteston duke i rënë tavolinave./gazetaimpakt