Kapen 26 kilogram mārijuanë çokollatë, arrestohen tre persona në portin e Durrësit, ku ishte fshehur drōga

Një sasi prej 26 kilogram mārijuanë në formë çokollate është sekuestruar nga policia në pikën e kalimit kufitar në portin e Durrësit.

Tre persona kanë përfunduar në pranga, përkatësisht shtetasit me iniciale S.D., 31 vjeç, banues në Durrës (menaxher); S.S., 59 vjeç, banues në Përmet (shofer); si dhe Y.K., 49 vjeç, banues në Tiranë (shofer).

Gjatë kontrollit të një autobusi që shkonte drejt Italisë, u konstatuan brenda një kove me bulmet pako me lëndë narkotike.

Njoftimi i policisë:

Kontrolle të shtuara, si në dalje dhe në hyrje, për të parandaluar dhe goditur paligjshmërinë.

Policia Kufitare parandalon një tjetër rast të trafikimit të lëndëve narkotike.

Arrestohen në flagrancë 3 shtetas, për veprën penale “Trafikim i lëndëve narkotike kryer në bashkëpunim”.

Sekuestrohen rreth 26 kg lëndë narkotike e dyshuar e llojit māriuanë në formë çokollate.

Policia Kufitare në bashkëpunim me Seksionin për Narkotikët në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës, si rezultat i masave të shtuara për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë krimināle në fushën e trafikimit të lëndëve narkotike, arrestuan në flagrancë shtetasit:

S.D., 31 vjeç, banues në Durrës (menaxher);
S.S., 59 vjeç, banues në Përmet (shofer);
Y.K., 49 vjeç, banues në Tiranë (shofer);

Si rezultat i kontrolleve të shtuara dhe analizës së rriskut të bërë nga Policia Kufitare, u kalua për kontroll të detajuar në vijën e dytë, një autobuz që kryente linjën Durrës-Itali.

Gjatë kontrollit në një kovë me bulmet, u konstatuan brenda saj pako me lëndë narkotike.

Menjëherë janë njoftuar Specialistët për hetimin e narkotikëve në DVP Durrës, ku pas kontrollit te imtësishëm u gjet dhe u sekuestruan një sasi rreth 26 kg lëndë narkotike māriuanë, në formë çokollate.

Në përfundim të veprimeve të para hetimore të kryera nga Specialistët për hetimin e narkotikëve, u bë arrestimi i dy shoferëve të autobusit dhe i menaxherit.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua lënda narkotike, 1 automjet si dhe 6 aparatë celular.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Durrës, për veprime të mëtejshme./tpz

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne