Kapshticë, pala greke mbyll punën. Qytetarët përplasen me policinë: Të hapet kufiri! Është tallje, paguajmë taksa në Greqi!

Qindra qytetarë vijojnë të qëndrojnë në radhë në pikën kufitare në Kapshticë.

Pala greke ka mbyllur punën pasi është plotësuar kuota e kalimit të 300 qytetarëve dhe nuk do lejohet asnjë qytetarë tjetër të shkelë në territorin grek gjatë ditës së sotme.

Kjo gjë ka irrituar qytetarët që janë në radhë, të cilët kanë nisur dhe një përplasje me policinë.

Ata kërkojnë që të hapet kufiri, e thonë që kanë me orë të tëra që presin.

“Kemi shumë orë që presim në radhë, nuk është e drejtë kjo që po bëhet, ne paguajmë taksat në Greqi dhe ata e kanë për detyrë të vazhdojnë punën pa ndërprerje.

Kjo është tallje, gjithmonë në doganat me Greqinë shfaqen probleme të tilla. Pse nuk ndodhin me vendet e tjera? Të hapet dogana, kaq duam”-tha i revoltuar një emigrantë.

Nga ana tjetër dhe në Kakavijë vijon të jetë e rënduar, pasi radha është kilometrike dhe nuk do lejohen të kalojnë të gjithë qytetarët./tpz

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne