Kapet duke kaluar kufirin, ish-punonjës i Bankës së Shtetit i dënuar për vjedhjen e Thesarit

Pas dy vjetësh në kërkim, është kapur sot duke kaluar kufirin nga Tushemishti i Pogradecit, ish-punonjësi i Bankës së Shtetit i dënuar për vjedhjen e Thesarit me 1 vit e 4 muaj burg për “Shpërdorim detyre”.

Shërbimet e Policisë në Pikën e  Kalimit  Kufitar Tushemisht, në dalje të Republikës së Shqipërisë, bënë ndalimin e shtetasit në kërkim Emiljano Lamçe, 35 vjeç, banues në Tiranë.

Ndalimi i tij u bë pasi, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë me vendim nr 1819 datë 27.05.2015 (lënë në fuqi nga Gjykata e Apelit Tiranë më datë 22.09.2016 ) e ka dënuar këtë shtetas me 1 vit e 4 muaj burg për veprën penale: “Shpërdorimi i detyrës” parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal. Veprimet e mëtejshme  proceduriale  lidhur me këtë rast  do të kryhen  nga  Drejtoria  Vendore e  Policisë Tiranë.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne