Kapet sërish drogë në Greqi, në kërkim ‘udhërrëfyesi’ shqiptar

Një tjetër ngarkesë me drogë është kapur në kufirin greko-shqiptar. Mësohet se një automjet është ndaluar sot në Plagia, Konitsa të Janinës, që vinte nga kufiri gjelbër.

Gjatë kontrollit të ushtruar nga policia greke, brenda automjetit u gjetën dhe sekuestruan 32 pako me 47 kg 863 gram marijuanë. Ndërkohë në pranga ra drejtuesi i mjetit, një 49-vjeçar grek, ndërsa është shpallur në kërkim një shqiptar, 41 vjeç. Ky i fundit thuhet se ka qenë duke drejtuar një tjetër mjet, ndërsa kryente rolin e kontrollorit të rrugës.

Droga

Gjate kontrollin te banesave te të arrestuarit dhe të kërkuarit, atyre iu gjeten dhe sekuestruan gjithashtu 150 gram marijuanë, 1500 euro, 14.000 lekë shqiptare dhe automjeti i 41-vjeçarit.
Burimi: BalkanWeb

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne