Rajoni

Ministri Çavuşoğlu takon homologun Pacolli

 Ministri i Jashtëm i Republikës së Turqisë, Mevlüt Çavuşoğlu, është takuar me zëvendëskryeministrin e parë dhe ministrin e Jashtëm të Kosovës, Behgjet Pacolli.

Në fokus të takimit janë diskutimet për marrëdhëniet dypalëshe, si dhe për zhvillimet rajonale dhe ndërkombëtare.

Në përfundim të takimit që po mbahet në selinë e Ministrisë së Punëve të Jashtme, dy ministrat do të mbajnë një konferencë të përbashkët për media.

Ministri Çavuşoğlu do të realizojë takim edhe me presidentin e vendit, Hashim Thaçi.

Ndërkaq, nesër është paraparë që ai të takohet me kryeministrin Ramush Haradinaj dhe kryeparlamentarin Kadri Veseli.

Ministri turk gjithashtu pritet që nesër të vizitojë qytetin e Prizrenit.

Burimi: AA

OPINIONE

INTERVISTA