Rajoni Shqiperia

Kapitalizmi i egër shqiptarë: Rruga e Kombit me pagesë, 5 euro për çdo kalim

Çdo makinë që do të kalojë “Rrugën e Kombit” është e detyruar të paguajë 5 euro për një udhëtim.

Mesditën e kësaj të diele do të kryhet prova e parë në hyrje të tunelit të Kalimashit, ku janë vendosur sportele të posaçme.

Por, ai vendim u prit me kritika dhe protesta, kryesisht nga banorët e zonës verilindore të Shqipërisë, të cilët kanë lëvizje të shpeshta drejt Kosovës. Ata pretendonin se pagesa prej 5 euro është tepër e lartë dhe e papërballueshme. Përballë kësaj situate, u vendos që për banorët e zonës që udhëtojnë më shpesh, të ketë lehtësi në kryerjen e pagesës.

Vendimi për të paguar për çdo kalim në “Rrugën e Kombit” u morr në vitin 2016, kur qeveria dha me koncesion këtë aks të rëndësishëm dhe një ndër me lëvizjet më të shumta në vend.

Sipas kontratës, kompania ka për detyrim mirëmbajtjen dhe rehabilitimin e kësaj rruge, për të garantuar kushtet sa më optimale për lëvizjen e mjeteve.

“Rruga e Kombit” është segmenti i parë rrugor, i cili bëhet me pagesë./ v+

OPINIONE