Bota Opinion

John Bolton thirrje fashiste: Për të ndaluar bombën e Iranit, bombardo Iranin

Nga JOHN R. BOLTON

Për vite të tëra, ekspertët kanë shprehur shqetësimet e tyre se Lindja e Mesme do të përballet me një garë të pakontrollueshme të armëve bërthamore nëse Irani do të fitonte aftësi për të prodhuar armë të këtij lloji. Duke pasur parasysh konfliktet politike, fetare dhe etnike të rajonit, logjika është e drejtpërdrejtë dhe e saktë.

Ashtu si në rastet e tjera të shteteve që kanë prodhuar armë bërthamore si India, Pakistani dhe Koreja e Veriut, vetëAmerika dhe Perëndimi kanë qënë fajtore për neglizhencën e tyre ndërkohë qëtreguar duhet të ishin vigjilentë. Megjithatë, dështimi për të marrë masat e duhura në të kaluarën nuk është justifikim për të bërë të njëjtat gabime edhe tani. Të gjithë presidentët marrindetyrën e tyre në zyrë dhe përballen me efektet kumulative të vendimeve të paraardhësve të tyre. Megjithatë, secili është përgjegjës për atë që ndodh gjatë mandatit të tij. Përqasja që ka pasur presidenti Obama për Iranin ka krijuar një situatë të keqe në prag të katastrofës.

Në teori, sanksionet gjithëpërfshirëse ndërkombëtare, të zbatuara rigorozisht dhe të cilat respektohen në mënyrë universale, mund të kenë thyer shtyllën kryesore të programit bërthamor të Iranit. Megjithatë sanksionet e vendosura nuk i kanë plotësuar këto kritere. Natyrisht që Teherani dëshiron që të çlirohet nga sanksione të këtilla, megjithatë vetë drejtori i presidentit të Inteligjencës Kombëtare ka dëshmuar në vitin 2014 se këto sanksione nuk kanë mundur që ta pengojnë progresin e Iranit për programin bërthamor. Tani më është pranuar në mënyrë të përgjithshmese vlerësimi i inteligjencës kombëtare të vitit 2007, i cili ka vlerësuar se programi i armëve të Iranit është ndërprerë në vitin 2003, më shumë sesa një fakt ishte në të vërtetë njërezultat i dëshiruar.

Edhe pse mungojnë prova të dukshme dhe konkrete, si do të ishtënjë provë apo testin i armës bërthamore, progresi i vazhdueshëm i Iranit përsa i përket prodhimit të armëve bërthamore ka qenë prej kohësh i dukshëm. Tanshmë ka filluar gara e armëve: Vendet fqinje po ecin gjithnjë e mëpërpara, të shtyrë nga frika se diplomacia e zotit Obama po nxit gjithnjë e më shumëIranin që të bëhet vend bërthamor. Arabia Saudite, gurthemeli i monarkive prodhuese të naftës, prej kohësh pritet qëtë hedhhapin e parë në këtë rrugë. Nuk ekziston asnjë mundësi si sauditët sunitë t’i lejojnë persianët shiitë qët’i tejkalojnë ata përsa i përket dominancës brenda botës Islame dhe hegjemonisë gjeopolitike brenda Lindjes së Mesme. Duke marrë parasysh rezultatet e raporteve të financimit të hershëm saudit, analistët kanë kohë tashmë që besojnë se Arabia Saudite ka një mundësi për të marrë armë bërthamore nga Pakistani, duke e lejuar atë të bëhet një shtet që posedon armë bërthamore edhe brenda natës. Egjipti dhe Turqia, të dyja me trashëgimi perandorake dhe aspirata moderne, si dhe mosbesimi i Teheranit do të vinin menjhërëpas këtij shqetësimi.

Për ironi ndoshta, armët bërthamore që posedon Izraeli nuk kanë nxitur asnjë garë armësh bërthamore. Shtete të tjera në rajon ishin të vetëdijshme– edhe nëse nuk mund ta pranonin atë publikisht – se armët bërthamore të Izraelit ishin marrë për qëllime të vetë-mbrojtjes dhe jo për t’u përdorur si një masë ofensive.

Irani është një histori më vete. Përparim i madh që ka regjistruar në pasurimin e uraniumit dhe ripërpunimin e plutoniumit bëjnë të qarta ambiciet e këtij vendi. Interesat saudite, egjiptiane dhe turke janë të ndërlikuara dhe konfliktuale, megjithatë për t’u përballur me kërcënimin e Iranit, të gjithë kanë arritur në përfundimin se armët bërthamore janë thelbësore.

Ish-shefi i shërbimit të inteligjencëssë Arabisë Saudite, Princi Turki al Faisal, kohët e funditështë shprehur se, “çfarëdo që të dalë si rezultat i këtyre bisedime, ne do të kërkojmë të njëjtën gjë.” Ai ka vazhduar duke shtuar se, “nëse Irani ka aftësinë për të pasuruar uraniumin në çfarëdo niveli, Arabia Sauditë do ta kërkojë të bëjë të njëjtën gjë.” Natyrisht, sauditët, Turqia dhe Egjipti nuk do të nxjerrin njoftime për shtyp që do të nxirrnin në dritë synimet e tyre. Megjithatë, dëshmitë qëpo grumbullohen gjithnjë e më shumëtregojnë se këto vende e kanë rritur ritmin e tyre drejt zhvillimit të armëve bërthamore.

Arabia Saudite ka nënshkruar marrëveshje për bashkëpunim bërthamor me Korenë e Jugut, Kinën, Francën dhe Argjentinën, duke synuar ndërtimin e gjithsej 16 reaktorëve bërthamorë deri në vitin 2030. Gjithashtu, Sauditët kanë vijuar edhe më tej duke organizuar takime me udhëheqësit e Pakistanit, Egjiptit dhe Turqisë; është e padiskutueshme se çështjet bërthamore kanë qënë pjesë e këtyre agjendave. Pakistani me shumë lehtësi ka mundësinë që të furnizojë me armë bërthamore ose teknologji të këtilla Egjiptin, Turqinë dhe vende të tjera. Ose ndoshta, duke marrëçmimin e duhur, Koreja e Veriut mund të shesë armë bërthamore pas shpinës së miqve të saj iranianë.

Përpjekjet gjithnjë e më të radikalizuara të administratës së Obamës për të arritur njëmarrëveshje me Iranin kanë nxitur kërkesa për koncesione gjithnjë e më të mëdha nga Uashingtoni. Administratat e njëpasnjëshme, demokratike dhe republikane kanë punuar shumë, duke arritur suksese në nivele të ndryshëm, për të parandaluar ose për t’i dhënë fund përpjekjeve tështeteve të ndryshme si Koreja e Jugut, Tajvani, Argjentina, Brazili dhe Afrika e Jugut që të arrinin deri në pikën sa të blinin armë bërthamore. Edhe aty ku u toleruan reaktorët bërthamorë që janë paqësorë dhe nuk përdoren për armë,është shmangur në mënyrë tipike qasja përsa i përket pjesës tjetër të ciklit të karburantit bërthamor. Të gjithë ata që janëtë përfshirë në këro çështje kanë qënë të vetëdijshëm pse është zgjedhur një rrugë e këtillë.

Kjo standard i artë është tashmë në rrezik në çdo vend të mundshëm, kjo për arsye se politika e presidentit është duke fuqizuar edhe më shumë Iranin. Nëse diplomacia dhe sanksionet do të kishin pasur rezultate ndonjëherë tashmëështë me shumë mundësi e paefektshme kundrejt linjës së ashpër me të cilën është duke u drejtuar Irani. Megjithatë, braktisja e linjës së kuqe përsa i përket karburantit me armë të nxjerrë fillimisht nga evropianët në vitin 2003 dhe nga Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara në disa rezoluta, ka alarmuar Lindjen e Mesme dhe në mënyrë efektive ka dhënë në një farë mënyre lejen për krijimin e armëve bërthamore të Iranit.

Konkluzioni i pashmangshëm është se Irani nuk ka ndërmend që të negociojë përsa i përket programit të tij bërthamor. As sanksionet nuk do të bllokojnë ndërtimin e një infrastrukture të gjerë dhe të thellë të armëve bërthamore. E vërteta e papërshtatshme është se vetëm veprimi ushtarak si sulmi i Izraelit në vitin 1981 ndaj reaktorit të Osirakut të Sadam Huseinit në Irak ose shkatërrimi në vitim 2007 i një reaktori sirian, i projektuar dhe i ndërtuar nga Koreja e Veriut mund të arrijë atë që kërkohet të bëhet për shkatërrimin e këtyre përpjekjeve. Koha është tmerrësisht e shkurtër, por një përpjekje e bërë mund të shënojë ndonjë sukses.

Rendizimi i paoperueshëm përsa i përket instalimevetë pasurimit të uraniumit Natanz dhe Fordoë dhe objekti i prodhimit në ujërate rënda të Arak të një reaktorido të ishin çështjeprioriteti. Po të njëjtën rëndësi do të kishte gjithashtu edhe objekti të cilit i është kushtuar pak vëmendje por i cili është në të vërtetë shumë kritik i konvertimit të uraniumit në Isfahan. Një sulm mund të mos ketë aftësinë që të shkatërrojë të gjithë infrastrukturën bërthamore të Iranit, megjithatë duke shkatërruar lidhjet kryesore në ciklin e karburantit bërthamor, Irani mundi t’i rikthehet programit të tij nga tre deri në pesë vjet. Shtetet e Bashkuara mund të bëjnë një punë të thellë përsa i përket projketit të shkatërrimit, megjithatë vetëm Izraeli mund të bëjë atë që është e nevojshme. Një veprim i tillë duhet të kombinohet me mbështetjen e fuqishme amerikane ndaj kundërshtimit të Iranit, që synon ndryshimin e regjimit në Teheran.

Magjepsja e presidentit Obama për të arritur një marrëveshje bërthamore me Iranin gjithmonë ka pasur një hije që tregonte se nuk mund të ishte e realizueshme. Megjithatë, duke injoruar implikimet strategjike të një diplomacie të këtillë, këto bisedime kanë nxitur një valë të mundshme të vazhdimit të programeve bërthamore. Trashëgimia më e madhe e presidentit mund të jetë një Lindje e Mesme e armatosur tërësisht me armë bërthamore.

Burimi : The New York Times/ ML

OPINIONE