Lideri i Ensarullahut: Ne jemi të gatshëm të luftojmë me Hizbullahun kundër Izraelit

Lideri i Lëvizjes Ensarullah tha se SHBA-ja dhe Anglia po përfitojnë nga lufta e Jemenit dhe se për këtë arsye nuk ka shpresë për nisma politike.

Në një intervistë për gazetën Al-Ahbar të Libanit, lideri i Lëvizjes Ensarullah, Sejid Abdulmelik Bedrudin el-Husi, duke deklaruar se konfliktet në Bregun Perëndimor janë zhvilluar sipas kërkesës së Amerikës, tha: “Ne duam që Rusia të jetë së paku asnjanëse. Pikat kufitare po mbahen në nënshtrim të vazhdueshëm për të ushtruar presion mbi Arabinë Saudite për t’ju japur fund sulmeve.”

El Husi i cili tha se Izraeli ka qenë i përfshirë në sulmet ajrore bregdetare, u shpreh se ai kishte një rol të rëndësishëm në planifikim me oficerët e BAE-s.

Lideri i Ensarullahut theksoi se SHBA-ja dhe Anglia po përfitojnë nga lufta e Jemenit dhe se për këtë arsye nuk ka shpresë për nisma politike.

Burimi : W.News/ ML

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne