Shqipëria rrezikon të bjerë në diktaturën e LGBT-ve

Gjon Gozhdari

Fillimisht dua ti kërkoj ndjesë lexuesve për përdorimin e pseudonimit në këtë shkrim. Kjo vjen si rezultat i një presioni të tmerrshëm ku shprehja e mendimit të lirë, nëse i adresohet LGBTQI-ve, çon drejtpërdrejt në pushime nga puna, anatemim, linçim si dhe penalizime nga aktorët kombëtarë e ndërkombëtarë, të cilat unë e shumë të tjerë i kemi vuajtur kur kemi shprehur një mendim racional kritik, pa cënuar dhe pa ofenduar LGBTQI-të në vend.

Ky presion tashmë është i dukshëm dhe në nivelin e Ministrive apo autoriteteve publike, të cilët i dalin në krah fuqishëm kësaj lëvizje, ndërkohë që për shtresat e tjera vulnerable nuk ndërmerret asnjë qasje për ti ndihmuar.

LGBTQI-të janë një grupim i cili ka qenë prezent gjithnjë në historinë e njerzimit. Mirëpo teza e tyre ndërlidhet kryesisht me jetën private dhe jo atë publike. Kjo e mbështetur dhe kohët e fundit nga vendimi i Gjykatës së Strasburgut e cila NUK e konsideron të drejtën e martesës së LGBTQI-ve si një e Drejtë e Njëriut.

Mirëpo lëvizja, ka arritur ndër vite të manipulojë dhe të shtrembërojë kauzën e të drejtave të njeriut duke e keq-përdorur në ndikim të agjendës së saj politike dhe jo në kërkim të respektimit të këtyre të drejtave. Tashmë lëvizja LGBTQI po konsiderohet si quazi-ekstremiste jo vetëm në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, por dhe ne djepin e (neo) liberalizmit, Bashkimin Evropian.

Kjo vjen si rrjedhojë e disa faktorëve, ku mund të përmendim:

Faktin e viktimizimit të këtij grupimi duke eklipsuar çdo kategori tjetër në nevojë edhe pse me pjesmarrje individësh shumë here më të mëdha se sa LGBTQI.
Faktin e sabotimit të temës së barazisë gjinore dhe shanseve të barabarta duke e kaluar këtë tematikë si një nën-temë e LGBTQI dhe duke eklipsuar hap pas hapi fuqizimin e grave.
Faktin e kalimit nga kërkues të të drejtave, në kërkesa politike.
Faktin e presionit i cili mundohet të sjellë dhe ndryshime linguistike, apo shtrembërime shkencore në lëminë e biologjisë.

Ndërkohë pyetja që shtrohet se “LGBTQI si lëvizje politike a mund të përmirsojë jetën e qytetarëve?”, ka një përgjigje të frikshme.

LGBTQI si teori politike jo vetëm që do ta përkeqsonte jetën e shumicës, por, duke qënë se është një ide jo-politike, mund të përfundojë në sjelljen në fuqi të diktaturave të minoritarianizmit ndoshta dhe shumë më të këqia se sa diktaturat fashiste në Evropë e gjetkë. Kjo duket qartazi dhe në agresivitetin verbal dhe ofendimet që LGBTQI adresojnë kundrejt atyre që janë kritik apo e mendojnë ndryshe temën (edhe pse racionalë dhe tolerantë ndaj tyre).

Në Shqipëri kjo lëvizje kërkon më shumë të drejta se sa pjesa tjetër e shoqërisë. Çuditërisht, edhe në temën e bullizmit na rezulton që LGBTQI qenkan ekspertë pasi e vuajnë në kurriz. Mirëpo ky manipulim flagrant i tematikës bie ndesh me kategoritë e tjera viktima të bullizmit siç janë komunitetit rom, komuniteti egjiptian, fëmijët e shtresave vulnerable, e sidomos fëmijët me aftësi të kufizuar, komunitete këto shumë më të mëdha në numra se sa LGBTQI në Shqipëri.

Përveç shkeljeve morale, kjo iniciativë shoqërohet dhe me një sërë shkeljesh ligjore, të cilat do ti prezantojmë në vijimësi.

Problemet të cilat LGBTQI-ja ngren në Shqipëri, janë problemet e çdo komponenti të shoqërisë sonë. Fakti është se LGBTQI-ja në mënyrë të turpshme manipulon të dhënat duke arritur të faktorizohet si pjesa më aktive e shoqërisë civile duke u viktimizuar dhe duke personalizuar problematikat të cilat nuk janë të tyret kryesisht, por të krejt banorëve të shoqërisë.

Kjo formë de-humanizimi financohet kryesisht nga donatorë të cilët pretendojnë se e bëjnë për ti dhënë zgjidhje problemeve tona, por që në fakt anashkalojnë dhe neglizhojnë kategoritë e vërteta vulnerabël në vend. Qëllimi në vetvete nuk është diskutimi mbi bullizmin, por manipulimi i të rinjve me ideologjitë LGBTQI.

Imagjinoni që mbi këtë temë nëpër shkolla flet “Lola”, transi prostitutë i cili sa herë arrestohej nga forcat e policisë që e kapnin në flagrance mbrapa pallatit të Kultures, përdorte tezën e diskriminimit të LGBTQI duke telefonuar edhe një mori trupash diplomatikë në vend për ti shpëtuar shkeljes së ligjit. Një formë bullizmi e diktaturës së minorancës e cila ka funksionuar në shkeljen e ligjit dhe të së drejtës në vend./ civitas

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne