Dhe udhët zgjaten e zgjaten në veri
ne popull muhaxhir bredhim nëpër shi.
BILAL XHAFERRI
Nga Artur Shkurti
Drejtor, “Udha e shkronjave”
Tiranë, 7 qershor 2026
E kemi thënë që sa kohë prania e një “Megafoni” të ofruar në mënyrë unike, të komanduar për të qenë Media e Protestës, tregonte shenjat e kapjes fillestare të protestës. Territori i zënë me shpejtësi para Kryeministrisë nga një grup “partizan” që tani shpallet si partia “Shqipëria e re” ishte shenja e dytë. Skenografi e njëjtë për një protestë mikse, tregon se nuk është mikse, por e kapur. Si në 6 qershor (e shtunë) ashtu edhe në 7 qershor (e dielë) në orën 18:00, partizanë të partisë “Shqipëria e re” mblidhen në sheshin “Skënderbe” me pankarta të mëdha tej norme në duar. Nisja drejt kryeministrisë ndodh ndërmjet orëve 18:15-18-20, pra jo në orën 18:00, pra me sa duket grupi është i sigurtë, që nuk ia zënë vendin para kryeministrisë ndonjë interesim qytetar spontan, apo ndonjë grup tjetër partiak. Çdo ditë diku para Hotel Dajtit i presin dy makina të RTSH dhe News24, që e shoqërojnë “paradën e partisë Shqipëria e re”. Në orën 18:20 vijon parakalimi para kamerave me parulla dhe me një gatishmëri në grup për parulla të tilla si “Shqipëri e re”, “Rama në burg, Berisha në burg”, që e kanë në vend të temjanit për të përzënë të majtët e të djathtët, ndërkohë që vetë janë pjesë e Kartelit të Ramës dhe të Berishës dhe qartësisht nuk do të kenë ndikim në zgjedhje, me një të shkuar të suksessme në sabotimin e protestës popullore me makutërinë e promovimit të vetes dhe jo të empatisë ndaj popullit.
Pyesim veten nga e njohin njëri-tjetrin dhe si e kanë siguruar “kiminë” me njëri-tjetrin (siç ka hyrë në fjalor)? Do të kenë patur edhe përvoja të tjera të “brohoritjes në grup” pra kanë bërë prova se në mjedise mikse shqiptarët janë shumë dyshues që të bashkohen në një zë! Personi me megafon qartësisht është ai që del në media si i përfolur për “kapje profesionale”. Besojmë është i njëjti brum i gatshëm që sajon parti në çast, si petulla, sa herë është nevoja që të menaxhohet ndonjë shqetësim publik dhe për ta dështuar.
Partia Demokratike me disa fjalime të Sali Berishës që dukej se po i përkrahte dhe “Mundësia” përhapën lajmin e rremë se do të ishin në protestë. Pra udhëzimet i kanë pasur ta bëjnë këtë thjesht në për statuse në facebook dhe jo realisht.
Në vend që kjo të shtonte numrat, i pakësoi më shumë, sepse qartësisht ka qenë gënjeshtër e Kartelit Partiak opozitar, me synimin për të dekurajuar ardhjet e reja, meqënëse do të paraqiteshin të vjetrit. Kështu Protesta Kombëtare merr goditje edhe nga partia “Shqipëria e re” edhe nga Karteli “Shqipëria e vjetër”. Në fakt, të dy grupet i takojnë “Shqipërisë së korruptuar” që lodh e mashtron popullin e vet.
Synimi i tyre nuk është dështimi i partisë “Shqipëria e re”, se atë e dinë që është brumi i tyre, por është dështimi i protestës popullore. Pra futja e popullit në një darë treshe: nga një anë Qeveria Antikombëtare, nga një anë Opozita dhe nga ana tjetër partia “Shqipëria e re”, që pa mbledhur mërzitjen popullore jep “verdiktin e saj” për zgjidhjen politike, dhe e shfrytëzon protestën për marketingun e partisë së re dhe jo për të kuptuar më mirë popullin.
Populli i ngjan ariut që ngacmon folenë e grenxave që është Karteli Politik Pozitë Opozitëë dhe atëherë grenxat e rrethojnë nga të tëra anët dhe Ariu Popull ikën në panik i gatshëm për një shpopullim të ri!

















