Rajoni

Kasemi: Besa do të jetë garanci për Shqiptarët, bisedojmë për parime

Kryetari i Lëvizjes BESA, Bilall Kasami, tha se me kryetarin e LSDM-së, Zoran Zaev, kanë biseduar për parimet e një bashkëqeverisje, që do të garantonin për nje qeverisje reformatore, njofton SHENJA.

“Vazhdojnë kontaktet, bisedimet. Sot kishim një takim me kryetarin e LSDM-së ku biseduam për parimet e një bashkëqeverisje, parime të cilat do të garantojnë që kjo qeverisje vërtetë do të jetë reformatore dhe do të punojë në interes të qytetarëve e jo si deri tani një qeverisje e cila nuk ka qenë transparente dhe e solli Maqedoninë në këtë gjendje në të cilën është aktualisht”, tha Kasami.

I pyetur nga gazetarët se a është Zoran Zaev personi i cili mund t’i garantojë këto parime, Kasami tha se “është Lëvizja BESA, nëse do të jetë pjesë e Qeverisë, që do t’i garantojë këto parime.

OPINIONE

INTERVISTA