Në “Fiks Fare”/ Laboratorët privatë nxjerrin “OK” të sëmurin me prostatë

Fiks Fare denoncoi një tjetër skandal në fushën e shëndetësisë, mbi kryerjen e analizave nga laboratorët. Pas investigimin të ujit me duhan që u paraqit si mostër urine dhe nuk u gjet nga këta laborator, këtë herë Fiksi dërgoi për analizim serum me parametra të përcaktuara. Siç njihet ndryshe mostër kontrolli. Kryesisht përdoren nga laboratorët për të verifikuar saktësinë e kryerjes së analizës nga pajisjet laboratorike. Nga shtatë laboratorë vetëm dy nxorën përgjigje të saktë.

Si mostër për analizë u përdorën dy mostra kontrolli. Gazetarët e Fiksit në bashkëpunim me një laborante arritën që nga këto dy prova kontrolli t’i ndanin në tetë mostra të tjera. Nga të cilat katër mostra ishin për analizimin e hormonit të gjëndrës mbiveshkore, ndërsa katër të tjera për hormonin e prostatës. Në të dyja rastet dhe në të tetë mostrat provë të dërguara në laboratorë të ndryshon, pacienti hipotetik i paraqitur nga Fiks Fare rezultoi i sëmurë. Vetëm dy nga tetë mostrat e kontrollin dolën sipas parametrave të përcaktuar nga pajisjet laboratorike ku ato u dërguan. Të tetë këto mostra u dërguan në tetë laboratorë të vendosur në zona të ndryshme në Tiranë. Vetëm njëri prej tyre nuk pranoi ta analizonte këtë mostër, duke pretenduar se nuk ishte i sigurt për kushtet në të cilat ishte marrë. Shtatë laboratorët e tjerë e analizuan duke kthyer një përgjigje një ditë më vonë.

Pas përgjigjes rezultoi se 3 nga këta laboratorë e kishin nxjerrë “pacientin” e paraqitur nga Fiksi të shëndoshë. 2 prej tyre kishin nxjerrë një rezultat afër me atë të saktin, por sërish gabim.

Vetëm 2 prej tyre kishin nxjerrë rezultate të sakta, brenda normave të paracaktuara të mostrës së kontrollit.

Edhe këtë radhë Fiks Fare përgjigjet e këtyre analizave i dërgoi për verifikim pranë Autoritetit Shëndetësor Shtetëror. Shefja e Inspektimit pranë këtij institucioni Teuta Dinaj, falënderon Fiksin për këtë iniciativë dhe premton se edhe këtë radhë do të ngrihet një grup kontrolli për këta laboratorë. Ajo theksoi se Autoriteti nuk është institucioni i vetëm që mban përgjegjësi për këto laboratorë. “Për sa i takon pajisjeve laboratorike ato janë objekt pune dhe kontrolli nga Agjencia e Barnave dhe Pajisjeve Mjekësore” shprehet znj.Dinaj. Por ABPM ka qenë e pranishme edhe në kontrollin e parë të kryer pas investigimit të Fiksit, ku si urinë u paraqit ujë i përzier me duhan. Rezultatet dolën se nga kjo mostër urine “pacienti” ishte me prostatë. Edhe në këtë investigim Fiksi e çoi “urinën” në tetë laboratorë prej nga të cilëve nga Agjencia e Barnave dhe Pajisjeve Mjekësore u morë vetëm një masë. Mosplotësim i kushteve të ambienteve të pritjes se pacientëve për një nga laboratorët që analizuan ujin më duhan, paraqitur nga Fiksi si mostër urine.

Rezultati i saktë për hormonin prostatës FPSA 0,147-0.273

Rezultati i dalë nga laboratorët :

Laboratori Nr 1 – 0,3

Laboratori Nr 2 – 0,224

Laboratori Nr 3 – 0,204

Laboratori Nr 4 – nuk e analizoi mostrën

Rezultati i saktë për hormonin e gjëndrës mbiveshkore Cortizol 321-482

Rezultati i dalë nga laboratorët:

Laboratori Nr 5 – 173.8

Laboratori Nr 6 – 146.19

Laboratori Nr 7 – 159.4

Laboratori Nr 8 – 493.6

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne