Katar: Dialogu është zgjidhja e vetme e krizës së Gjirit Persik

Kryeministri i Katarit, Sheiku Abdullah bin Nasir bin Halife Al Thani tha se zgjidhja e vetme e krizës së Gjirit është dialogu.

Al Thani bëri një deklaratë nëpërmjet llogarisë zyrtare në Twitter me rastin e 2-vjetorit të krizës së Gjirit.

“Kanë kaluar 2 vjet nga imponimi i bllokadës ndaj Katarit. Ne mundëm të kapërcejmë sfidave që u përball Katari. Kemi bërë progres në realizimin e projekteve tona dhe kemi korrë sukses” shkroi ai në mesazhin e tij duke vijuar me fjalët: “Zgjidhja e krizës së Gjirit është vetëm dialogu.

Arabia Saudite, Emiratet e Bashkuara Arabe (EBA), Bahrejni, Egjipti dhe Jemeni njoftuan më 5 qershor se kishin ndërprerë të gjitha lidhjet diplomatike me Katarin.

Arabia Saudite, EBA dhe Bahrejni, kishin mbyllur gjithashtu edhe hapësirën e tyre ajrore për Katarin dhe u kishin kërkuar diplomatëve kataras të largoheshin nga vendet e tyre brenda 48 orëve.

Përveç kësaj Arabia Saudite mbylli edhe kufirin e vetëm tokësor të Katarit./trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne