Katari e ka seriozisht, ofertë faraonike prej 200 milionë eurosh për Zidan

Zinedin Zidan ka marrë një ofertë të parezistueshme, një propozim që do ta bënte atë trajnerin më të paguar të historisë së futbollit botëror. Një pagesë faraםnike që do të thyente çdo rekord.

Oferta vjen nga Federata e Katarit, që i ka propozuar trajnerit francez një kontratë prej 50 milionë eurosh në vit deri në 2022-shin. Nëse do të pranonte të drejtonte Katarin deri në Botërorin e 2022-shit, që organizohet pikërisht në këtë vend, Zidan do të përfitonte 200 milionë euro.

Këtë ofertë e ka zbuluar sipërmarrësi i fuqishëm egjiptian, Naguib Sawiris, që ushtron biznesin e tij në fushën e telekomunikacionit. E ka bërë të ditur në Twitter dhe lajmi është përhapur në mediet spanjolle, ku ende janë të shokuar nga largimi i tij nga Reali. Vetë Zidan ka thënë se nuk ka në plan të marrë drejtimin e ndonjë ekipi tjetër për momentin.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne