Bota

Katari ka në plan të investojë 45 miliardë dollarë në SHBA

Herët ditën e sotme Autoriteti përgjegjës për investimet në Katar ka njoftuar se ka në synim të rrisë investimet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Autoriteti i Investimeve në Katar tha se ka për qëllim të rrisë investimet në Shtetet e Bashkuara deri në vlerën e 45 miliardë dollarëve. Për momentin investimet e Katarit në Amerikë kanë vlerën e 30 miliardë dollarëve.

Objektivi i tij është që të arrijë shifrën prej 45 miliardë dollarësh për dy vitet e ardhshme. Kështu ka deklaruar Mansour Ibrahim al-Mahmoud, shefi ekzekutiv i Autoritetit të Investimeve në Katar.

“Rritja në investime konsiston në faktin se fondi kërkonte të barazonte investimet, megjithatë niveli i investimeve amerikane është më afër se në Europë” – tha ai sipas Reuters.

OPINIONE