Mike Pompeo thotë se SHBA është një forcë e mirë për Lindjen e Mesme. Apo jo!

nga Darius Shahtahmasebi.

Sekretari amerikan i Shtetit Mike Pompeo e quajti SHBA-në një “forcë të mirë” për Lindjen e Mesme. Një vështrim më i afërt ndaj dëshmive tregon se kjo është gënjeshtra më e madhe e thënë ndonjëherë në kohërat e “lajmit të rremë”.

“Lajmi i mirë është ky: Periudhat e vetë turpërimit amerikan, po ashtu edhe politikat që prodhuan aq shumë vuajtje të panevojshme, kanë mbaruar”, tha të enjten Pompeo gjatë një audience në Universitetin Amerikan të Kajros, Egjipt.

“Në vetëm 24 muaj, Shtetet e Bashkuara nën Presidentin Trump kanë rivendosur rolin e saj tradicional si një forcë e të mirës në këtë rajon,” tha Pompeo. “Ne kemi rizbuluar zërin tonë. Ne kemi rindërtuar marrëdhëniet tona. Ne kemi hedhur poshtë ofertat e rreme nga armiqtë “.

Teksa po bënte një pushim të shkurtër nga sulmet që bëri kundër administratës së Obamës, Pompeo ju referua SHBA-së gjithashtu edhe si një “forcë që gjithmonë kishte qenë çlirimtare dhe jo okupuese”.

“Është një e vërtetë që në këtë pjesë të botës nuk është folur shpesh, por unë jam një person i trajnuar si ushtarak, kështu që do të them hapur: Amerika është një forcë e të mirës për Lindjen e Mesme”, tha Pompeo.

Le ti shqyrtojmë dëshmitë.

Sipas vlerësimeve të Indeksit të Zhvillimit Njerëzor (HDI) të OKB-së për vitin 2010, para ndërhyrjes të drejtuar nga SHBA-NATO në vitin 2011, Libia kishte standardin më të lartë të jetesës se çdo vend tjetër i Afrikës. SHBA-ja mbështeti bashkëpunëtorët e njohur të Al-Kaedës që të rrëzonin qeverinë libiane, duke siguruar mbulim ajror për këta rebelë xhihadistë në të gjithë vendin.

Keta operativë të cilët SHBA-ja i ndihmonte, më parë kishin luftuar kundër trupave të koalicionit në Irak, nën ombrellën e asaj që u quajt për atë kohë si Al-Qaeda e Irakut (AQI). Për pak kohë AQI u riformatua si ISIS, por kjo është një diçka që nuk keni për ta dëgjuar shpesh në mediat kryesore (sigurisht që as edhe nga Pompeo nuk keni për ta dëgjuar). Ajo që unë po përpiqem të them është se para se të njihej si ISIS, SHBA-ja e ndihmoi ISIS-in në shkatërrimin e një shteti të shëndetshëm, Libisë, vend i cili më parë i siguronte popullit te vet kujdes shëndetësor pa pagesë, strehim dhe plot të ngjashme.

Sipas vlerësimeve të HDI-së, vetëm në vitin 2015 vendi ra 27 vende më poshtë. Gjatë një faze të bombardimeve të SHBA-NATO-s, forcat e NATO-s goditën sistemin e ujitjes së Libisë, duke vënë në rrezik furnizimin me ujë për 70 për qind të popullsisë së Libisë; një krim lufte i qartë.

Pse për Libinë nuk ka fare ligje? Pyet BBC-ja. PO, nuk jam aq i sigurt.

Kaosi që përfshiu Libinë u përhapur si zjarr në të gjithë rajonin e Afrikës dhe më gjerë. Pasi përmbysjes, armatimet e shumta të Gaddafit u plaçkitën krejtësisht nga fanatikët fetarë të mbështetur nga SHBA-ja. Megjithatë, nuk ishin vetëm libianët, ata të cilët i donin këto armë të përparuara. Grupi terrorist islamik nigerian Boko Haram ishte në gjendje të përfitonte nga kjo paqëndrueshmëri. Ai ariti të marrë armatime te avancuara libiane, diçka që i kishte munguar prej kohësh. Në një artikull të botuar nga The Week me titull “Kush po e financon Boko Haramin?” Peter Weber thekson:

“Boko Haram po bëhet gjithnjë e më i pasur. Armët e tij janë zëvendësuar që nga automatikët relativisht të lirë AK-47, që grupi kishte në ditët e para të përqafimit të dhunës në vitin 2009, në automjete luftarake të shkretëtirës dhe armë anti-avionë dhe anti-tank.”

Një raport i OKB-së i kryer në fillim të vitit 2012 arriti në përfundimin se armët që Boko Haram kishte siguruar ishin kontrabanduar nga Libia. Një raport i mëtejshëm i kryer në nëntor 2012 nga Qendra për Përzierjen Ushtarake të Civilëve (the Civil Military Fusion Centre) në lidhje me armët e libiane të rrembyera, konfirmoi raportin e OKB-së dhe arriti në përfundimin se “në nivel rajonal, armët ishin përhapur në shumë vende përreth nëpërmjet shitjeve në tregun e zi për grupet terroriste, për rebelët, piratët apo subjekte të tjera kriminale, të cilët në anën tjetër nxisin përplasje të dhunshme në rajonet e Lindjes së Mesme, Afrikës së Veriut dhe Gadishullit të Afrikës”.

Ky kaos nuk u ndal në Afrikë. Dërgesat masive të armëve libiane u nisën me anë të anijeve dhe avionëve nga Libia në Siri nëpërmjet Turqisë, një anëtare e NATO-s, në mënyrë që t’u dorëzoheshin rebelëve që po përpiqeshin të rikrijonin një revolucion të stilit libian në Siri.

E gjithë kjo u bë nën mbulimin e administratës së Obamës. Siç e dimë, konflikti në Siri i ka marrë jetën qindra mijëra civilëve dhe u përkeqësua përmes një politike amerikane e cila duket se refuzon çdo proces paqësor kuptimplotë. Ndërkohë që mediat perëndimore për këtë konflikt ja kishin hedhur fajin plotësisht Sirisë dhe aleatëve të saj, një fakt shumë pak i njohur është se Rusia kishte paraqitur në vitin 2012 një propozim që Bashar Assad të jepte dorëheqjen si pjesë e një marrëveshje potenciale paqësore. Propozimi u refuzua nga SHBA, sepse sipas the Guardian, fuqitë perëndimore ishin të bindura se gjithsesi Assadi do të binte.

Megjithatë as administrata Trump nuk ka vepruar më mirë. Në fakt pa pasur asnjë bazë ligjore, administrata Trump e shkatërroi qytetin sirian Raka nga themelet, duke e bërë mbi 80 për qind të tij të pabanueshëm. Po, Trump ka njoftuar se dëshiron që trupat amerikane të tërhiqen nga territori sirian (ndërkohë që edhe ky njoftim është sfiduar nga këshilltari i tij i sigurisë kombëtare), por shikoni edhe kostot në njerëz të përfshira në arritjen e një tërheqjeje amerikane. Edhe gjatë periudhës në të cilën ushtria amerikane po bënte kërdinë në Raka, dolën raportimet se SHBA kishte arritur një marrëveshje sekrete për të lejuar që mijëra luftëtarë të ISIS-it të shpëtonin të padëmtuar nga luftimet në Raka.

Nën Trumpin, SHBA-ja theu rekordin për numrin më në proces të madh të bombardimeve në Afganistan. Gjatë gjithë presidencës së tij, ai e ka shtuar gjithashtu mbështetjen e tij me armë për Arabinë Saudite, ndërsa në anë tjetër me këto armë bombardohen shkolla, autobusë dhe spitale në Jemen, ku deri tani në këtë proces janë vrarë mbi 85.000 fëmijë.

Vetëm në Irak raportohet se SHBA ka vrarë më shumë se një milion civilë. Kurse sanksionet e saj vlerësohet të kenë vrarë 1.7 milion civilë irakianë, duke përfshirë edhe 500.000 fëmijë. Sipas disa vlerësimeve, politika e jashtme e SHBA-së ka vrarë 4 milion muslimanë në rajonin e Lindjes së Mesme që nga viti 1990.

Është e habitshme që një vend për shembull si Koreja e Veriut të konsiderohet kërcënim botëror, kur aktualisht nuk është i angazhuar në asnjë nga aktivitetet e mësipërme, ndërkohë që ne duhet të besojmë se fjalët “forcë e të mirës” ti atribuohet një fuqije globale përgjegjëse për vuajtjet e miliona miliona civilëve.

Le të jemi të qartë, Pompeo mund të pretendojë ta bëjë këtë një çështje mes Trumpit kundrejt Obamës, se cila administratë do ta shkatërrojë më me heroizëm, desha të them, ta mbrojë rajonin e Lindjes së Mesme, por realiteti është se kushdo që drejton shown, qoftë Oprah Winfrey apo Kanye West, bombardimet e vazhdueshme në Lindjen e Mesme asnjëherë nuk do ta bëjnë SHBA-në një “forcë të së mirës”, pa marrë parasysh sesa herë dikush e përsërit këtë.

SHBA është një forcë e gjakderdhjes në rajonin e Lindjes së Mesme. Ajo gjithmonë ka qenë e tillë dhe gjithmonë do të jetë./rt/Gazeta Impakt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne