Haradinaj përcjellë shokët e armëve për në Hagë: dalshi faqebardhë!

Sami Kushtaku dhe Rrustem Mustafa, dy ish-figura të UÇK-së, u nisën drejt Hagës së thirrur nga Specialja.

Ramush Haradinaj, ish-epror i tyre, i takoi në shenjë mbështetjeje, për tëpërcjellë dhe mesazhin e një uniteti ish-bashkëluftëtarësh, përballë “kërcënimit” të një gjykatë speciale krijuar posaçërisht për ata, duke patur si objektiv gjykimin e ish-UÇK-së për implikim në krime lufte.

“Sot, kam vizituar dy komandantët e UÇK-së, Sami Lushtakun dhe Rrustem Mustafën. Se lufta jonë çlirimtare ishte e pastër dhe e shenjtë do të dëshmohet fuqishëm gjithnjë e kurdoherë! Së bashku do të dalim faqebardhë edhe në këtë sfidë!”, shkroi Haradinaj në FB.

Lushtaku e Mustafa janë të parët që shkelin te Specialja e shumëkontestuar në Kosovë, sidomos nga shoqatat e ish-luftëtarëve të UÇK-së, por dhe nga politika e Prishtinës.

Ndaj dyshes në fjalë nuk është ngritur ndonjë akuzë. Ata do të pyeten, por nuk dihet më tej fati i tyre në raport me gjykatën.

“Më kish ardh keq nëse nuk më kishin thirrë. Nuk e di se në çfarë cilësie me kanë thirrur”, tha Lushtaku para nisjes.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne