Irani kritikon samitin e Varshavës, e quan një cirk dëshpërues anti-Iran

Ministria e Jashtme iraniane ka kritikuar Poloninë për organizimin e konferencës globale të organizuar në bashkëpunim me Shtetet e Bashkuara, me fokus temat për Iranin dhe Lindjen e Mesme.

Një zyrtar i ministrisë i tha të ngarkuarit me punë Wojciech Unolt në Teheran, se Irani e sheh këtë vendim të Polonisë për mbajtjen e samitit si “akt armiqësor ndaj Iranit”.

Sipas raportimeve thuhet se diplomacia e Polonisë, ka ofruar shpjegime se konferenca nuk është anti-iraniane.

Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo tha më 11 janar se takimi ministror do të mbahet në Varshavë më 13-14 shkurt si dhe do të fokusohet në stabilitetin dhe paqen e Lindjes së Mesme.

“Do të përfshijë një element të rëndësishëm të sigurimit se Irani nuk është faktor destabliziues”, tha Pompeo.

Ministri i Jashtëm polak Jacek Czaputowicz, tha se shpreson që kjo konferencë do të përafrojë qëndrimet e BE-së dhe SHBA-së.

Ministri i Jashtëm Iranian, Javad Zarif, e quajti konferencën “cirk dëshpërues anti-Iran”.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne