Europol publikon listën/ Kush është shqiptari më i kërkuar në Europë

Europol ka nxjerrë listën me 54 kriminelët më të kërkuar në të gjithë Europën.

Pjesë  e listës së “Europe’s Most Ëanted Fugitives” është dhe 50-vjeçari shqiptar Gani Burreli.

50-vjeçari është shpallur në kërkim nga autoritetet e Qipros, pasi akuzohet sse është përfshirë në vrasjen e trefishtë që ka ndodhur 23 Qershor të 2016-s.

Gani Burreli dyshohet se në bashkëpunim me një person tjetër ka hyrë në një restorant në Ayia Napa dhe ka hapur zjarr, duke vrarë një biznesmen, një oficer policie dhe gruan e tij.

Ndërsa bëhet me dije se në momentin e vrasjes në vendngjarje ka qenë edhe fëmija e mitur e policit.

Të dy së bashku kanë qenë të maskuar dhe  të armatosur në momentin kur kanë hyrë në restorant dhe kanë hapur zjarr.

Gjithashtu, nga ky sulm mbeti i plagosur rëndë një tjetër polic, megjithatë ai arriti të vriste bashkëpunëtorin.

50-vjeçari shqiptar mendohet se u largua nga vendngjarja me një makinë që u gjet më vonë e djegur.

Burrel është i dyshuar kryesor edhe për disa vrasje të tjera të ndodhura në Ayia Napa, si pjesë e një bande kriminale shqiptare.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne