“Washington Post”: Shqipëria, vendi me tradita të vjetra dhe plazhet të lira

Turizmi dhe traditat në Shqipëri duket se kanë tërhequr vëmendjen e prestigjozes amerikane “Washington Post”.

Në një artikull të fundit prestigjozja ka shkruar për turizmin në Shqipëri ku evidentohen jo vetëm bukuritë natyrore të vendit por edhe pasuria folklorike e mbi të gjitha çmimet e ulëta.

Shkrimi është realizuar nga Mary Ëinston Nicklin, e cila bën një përshkrim të rrugëtimit të saj në Shqipëri duke evidentuar panoramën mbresëlënëse që ofrojnë rrugët e vendit. Në përshkrimin e saj ajo gjithashtu ka shkruar për legjendat e shumta  dhe elementet historike që ofrohen.

Sicc e cilëson ajo Shqipëria, “ vendi i shqiponjave”, është një vend I mbushur me legjenda të vjetra dhe një gjurmë e gjallë e personazheve, duke përfshirë një trim luftëtar të shekullit të 15-të, Skënderbeu, një mbret i shekullit të 20-të me emrin Zogu dhe një diktatori komunist, Enver Hoxha, i cili vulosi kufijtë e vendit për 40 vjet, ndërsa ai ngriti bunkerë betoni në çdo kënd dhe trazirë nëpër fshatra.

Gjatë rrugëtimit të saj ajo veccon dhe natyrën në plazhet e jugut, zonën e Butrintit apo Beratit, autorja thekson mikpritjen e shqiptarëve si një element që i ka bërë përshtypje. E sa i përket kostove, ajo bën krahasimet me Greqinë ku diferenca në çmim është e konsiderueshme.

“Ndërsa një drekë për dy persona në Korfuzin e afërt, një destinacion popullor i Greqisë, mund të kushtonte lehtësisht 60 dolarë,në Shqipëri darka na kushtoi më pak se 20 dollarë”.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne